• |
ide | kryesore

Video/ Inter rihap kampionatin: Dzeko i shkakton Napolit humbjen e parë dhe i bën nder tre skuadrave

-Instant, F1, Sport, Video
Dzeko



Rihapet kampionati i Serie A pas javës së 16 dhe e gjitha meritë e Inter. Zikaltrit i shkaktuan Napolit humbjen e parë, me një 1-0 në San Siro që mban firmën e Dzeko. Tani Milan, Juventus e vetë Inter mund të shpresojnë një rikuperim ndaj të kaltërve. Në ndeshjen tjetër përfundon 1-1 mes Udinese e Empolit.

INTER 1-0 NAPOLI

Përfundon 1-0 dhe Interi i afrohet kreut të renditjes duke marrë tre pikët themelore. Supersfida me Napolin u vendos nga Dzeko në minutën e 55. Është humbja e parë në kampionat për skuadrën e Spalletti, që shohin tashmë Milan të afrohet në distancë të 5 pikëve. Zikaltrit tani janë -8 nga kreu, një pikë pas Juventus.

Fillim i mirë për Inter, me Lukakun që tentoi të depërtojë. Topi përfundoi te Dimarco që goditi fuqishëm por në mënyrë të pasaktë, me topin që përfundoi në rivënie anësore në krahun e kundërt. Napoli shtyu përpara por nuk krijoi rreziqe. Rasti i parë i madh për zikaltërit erdhi në minutën e 26. Lukaku shërbeu për Dzeko në zonë, topi shkoi te Darmian që gaboi në një pozicion ideal. Në minutën e 40, belgu u shërbye me thembër nga Barella, por goditja e tij me të djathtën ishte pak mbi traversë. Menjëherë më pas ishte Dimarco që humbi shansin e avantazhit, i vetëm përballë Meret. E vetmja gjysmë mundësie për Napolin në 45′ minutat e para ishte goditja e Anguissa që shkoi jashtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 55, kur në krosimin e Dimarco, Rrahmani humbi Dzeko nga sytë. Boshnjaku i vetëm me portierin shënoi avantazhin e merituar të zikaltërve. Reagimi i Napolit ishte i vogël. Goli i Edin qëndron në fuqi deri në bilbilin e trefishtë.

UDINESE 1-1 EMPOLI

Udineze nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 përballë Empolit në javën e 16 të Serie A. Bardhezinjtë u befasuan nga një start i shpejtë i miqve, që kaluan në avantazh me Baldanzi në minutën e 3. Një goditje që Udinese e ndjeu dhe vuajti për të gjetur ritmin. E megjithatë barazimi mbërriti në minutën e 70 me Pereyra, në asistin e Udogie. Gjërat u komplikuan për miqtë, 11 minuta nga fundi, kur Akpa mori kartonin e dytë të verdhë. E megjithatë Empoli rezistoi dhe u ngjit në 18 pikë në vendin e 13. Udinese është e 8 me 25 pikë.

Lexo më tej: Video/ Milik në minutën e 91′ i jep Juventus fitoren e shtatë radhazi, Cremonese i anullohen dy gola: ndalet 1-1 Fiorentina



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *