• |
ide | kryesore

Video/ Leao e Tonali shembin Salernitanën, Milan presion kreut: Sampdoria merr fitoren e dytë sezonale

-Instant, F1, Sport, Video
Tonali



Milan zbret në fushë për Vitin e Ri me të njëjtën dëshirë për të bërë mirë. Kuqezinjtë shkojnë të fitojnë në transfertën me Salernitana dhe i bëjnë menjëherë presion Napolit. Vendosën golat e Leao e Tonali, që bënë të kotë golin e Bonazzoli 7 minuta nga fundi. Goditje në transfertë për Sampdoria, që në shtëpinë e Sassuolo merr fitoren e dytë të sezonit.

SALERNITANA 1-2 MILAN

Milani e nis vitin 2023 me këmbën e djathtë, duke mposhtur Salernitanën 2-1 në javën e 16 të Serie A. Pjesa e parë nuk kishte histori në Arechi, me kuqezinjtë padronë të fushës. Në minutën e 10 Tonali gjeti në thellësi Leao, i cili kaloi Ochoa dhe zhbllokoi ndeshjen. 5′ kaluan dhe mesfushori i kombëtares Tonali dyfishoi epërsinë. Portieri meksikan, në debutimin e tij, grushtoi goditjen e parë, por nuk mund të bënte asgjë në diagonalen me të djathtën. Në pjesën e dytë, Salernitana u rikthye në lojë në minutën e 83 me Bonazzoli, por nuk mjaftoi për të arritur Milanin.

Edhe pse me shumë vuajtje në finale, Milanit i mjaftoi një pjesë loje – e para – për të hequr qafe skepticizmin e miqësoreve të humbura në dhjetor. Në Salerno përfundoi 2-1 për kuqezinjtë me golat e Leao dhe Tonali. Gjithcka e zgjidhur mes minutës së 10 dhe 15 të pjesës së parë. Një Milan edhe një herë i lirshëm në ide dhe këmbë, me qasjen e duhur, me të metën e vetme, që nuk shfrytëzoi më mirë mundësitë e shumta. E padyshim që nuk është një defekt i vogël, por meritë është edhe e një super Ochoa. E kështu, kuqezinjtë vuajtën në pjesën e fundit të ndeshjes, pasi Bonazzoli në të 83′ shkurtoi distancën. Një gol që megjithatë mbeti i vetëm. Kuqezinjtë e nisën vitin 2023 me tre pikë në një fushë të komplikuar dhe synojnë të arrijnë Napolin. Skuadra e Spalletti tani është +5 përpara, në pritje të ndeshjes kundër Interit.

Lexo më tej: Dumfries, betejë mes Bayern e Chelsea: për të mos dalë të humbur, Inter mendon për Mazraoui

SASSUOLO 1-2 SAMPDORIA

Pauza dhe ndryshimi i modulit i kërkuar nga Stankoviç, që kaloi në mbrojtjen me tre lojtarë menjëherë, duke hedhur në fushë blerjet e reja Nuytinck dhe Lammers, i bëri shumë mirë Sampdorias. Në fakt, dorianët e nisën vitin me fitore. Ata mundën 2-1 Sassuolon nëq transfertë, falë golave të Gabbiadini dhe Augello. Penalltia e Berardit ishte e kotë, sepse Audero shpëtoi dy herë rezultatin. Samp merr kështu suksesin e dytë të sezonit dhe ngjiten në 9 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *