• |
ide | kryesore

Dumfries, betejë mes Bayern e Chelsea: për të mos dalë të humbur, Inter mendon për Mazraoui

-Instant, Sport
Dumfries



Kupa e Botës në Katar mund të çojë në një revolucion në krahun e djathtë të Inter, që në merkaton e janarit. Paraqitjet e mira të Denzel Dumfries kanë ringjallur interesin e emrave të mëdhenj për anësorin holandez. Kështu, përveç Chelsea dhe United, raporton La Gazzetta dello Sport, edhe Bayern Mynih ka vendosur kontaktet e para. Te zikaltrit, shitja e lojtarit Oranje është planifikuar më shumë për në verë sesa tani. Sidoqoftë, përballë një oferte prej 60 milionë euro dhe fitimit relativ të kapitalit, nuk mund të thuhet jo. E kështu drejtuesit e Inter po studiojnë alternativat.

Në krye të listës së dëshirave është një pasion i vjetër i zikaltërve, i ndjekur që para ardhjes së Dumfries në Milano. Bëhet fjalë për Noussair Mazraoui, marokeni i lindur në 1997, që mbërriti te Bayern me parametër zero në verë. Lojtari i spikatur edhe në Katar, pavarësisht dëmtimit, nuk po luan me vazhdimësi në Bavari. Mazraoui ka bërë vetëm 11 paraqitje në Bundesligë dhe 5 në Champions League.

Lexo më tej: Dumfries, motivon Interin në momentin e krizës: “Duam të fitojmë titullin, humbja e vitit të shkuar djeg”

Mazraoui do të ishte profili ideal për Simone Inzaghi. Marokeni është i aftë për të luajtur në të djathtë dhe në të majtë. E, përveç pozicionit të garantuar si ttitullar, një shtysë e mëtejshme për të ardhur në Milano mund të vijë nga shoku i tij i kombëtares Hakimi. Ideja e zikaltërve është që të mos e shesin Dumfries në janar. Por nëse vjen oferta e duhur, Marotta dhe Ausilio janë gati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *