• |
ide | kryesore

Rama: Fiskalizimi online një histori suksesi, kemi ulur informalitetin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
edi rama, pallatet me shkelje



Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një histori suksesi fiskalizimin online. Me anë të një postimi në rrjet kreu i qeverisë shkruan se fiskalizimi online është bërë 100% për biznesin e madh dhe 93% për biznesin e vogël, duke rritur në këtë mënyrë të ardhurat dhe duke ulur informalitetin.

Komenti i Ramës vjen pas ditës së dytë të mbledhjes maratonë të ministrave, ku po japin llogaridhënie për të gjithë ecurinë përgjatë viti që lamë pas.

Postim i Ramës:

📚#FISKALIZIMI një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet👍

#DEKLARIMET #PAGA & #SIGURIME rritur me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese😊

#INVESTIMETeHUAJA direkte 984mln€ janar-shtator 2022 ose 255mln€ më shumë se janar-shtator 2021💪



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *