• |
ide | kryesore

E moshuara diplomohet në moshën 89-vjeçare

-Instant, Lajme, Planet



Një e moshuar 89-vjeçare nga Florida u diplomua në master gjatë festave të fundvitit. Joan Donovan vendosi një kapelë dhe fustan për një ceremoni private diplomimi jashtë shtëpisë së saj për të festuar marrjen e diplomës master në shkrime krijuese nga Southern Neë Hampshire University.

Ajo u shpreh se mbaroi shkollën e mesme në moshën 16-vjeçare, por familja e saj nuk kishte para për ta dërguar atë në kolegj. Joan mori disa kurse pasuniversitare në shkollën e mesme lokale, por pasi u martua dhe krijoi një familje u detyrua ta linte.

Donovan u kthye në shkollë për të marrë diplomën e saj të asociuar bachelor nga një universitet katërvjeçar në moshën 84-vjeçare.

“Kisha frikë të provoja kolegjin,” tha Donovan. “Kështu që unë them, “provoni gjërat”. Nëse dështoni, provojeni përsëri… por thjesht vazhdoni të përpiqeni.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *