• |
ide | kryesore

Mediat e Beogradit nisin propagandën: E moshuara ishte serbe

Arkiva, Lajme, Të fundit
serbe



Videoja e keqtrajtimit të një të moshuare në Azilin e Pejës bujë këtë të mërkurë. Pas publikimit të saj u arrestuan tre infermiere. Ato po mbahen në paraburgim. Dihet se e moshuara është kosovare, por mediat e Beogradit kanë filluar të raportojnë se ajo është serbe.

“Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plakë serbe” – është titulli i një artikulli të gazetës “ALO!”. Edhe në rrjetet sociale në Serbi po përhapet lajmi se e moshuara ka qenë serbe.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti të lartë.

“Pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën; pas sabotimit të policëve serbë të Policisë së Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkise (në prani të eksponentëve të Listës Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues në shesh.

Një keqpërdorim i skajshëm (por të cilin jemi mësuar ta shohim në vazhdimësi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse”, – ka shkruar Musliu. LAPSI.al

LEXO EDHE: Flet infermierja që goditi të moshuarën: Më sulmoi vetë e para

Vajza e të moshuarës së Pejës: Dyshoja që keqtrajtohej

Pamje të rënda/ Infermierja dhunon pacienten e moshuar (VIDEO)



9 Comments

    1. Po te isha ne vend te albin kurtit.ne ket moment ato medja do ti kica cuar per hetim ne gjykaten e hages per nxitje terrorizmi dhe do tu kisha kerkuar te pakten 1 mliard ewro gjob si dinjitet kombetor ose sdo kisha len kembe serbi ne token ton meqe qenka pun poshtersije dhe te perfitojn nga rasti.dhe kurr me sdo kisha pranuar marrveshje me ate shtet mizor historik

  1. Dhe ne menyre shume ofenduese e paska titulluar media serbe shiptarka. Te na rroje balkan i hapur dhe shoket e rilindjes.

  2. Ja dhe nacionalizmin shqipetar e bemeeee. Tani dita filloi, hajde te fitojme buken e gojes se mediat i moren leket me gjoba e nacionalizma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *