• |
ide | kryesore

“Të sigurohet pjesëmarrje”, Rama presion administratës për takimin propagandistik sot në Pallatin e Kongreseve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur Edi Rama ishte në opozitë bërtiste shpesh kundër Berishës për përdorimin e administratës publike në zgjedhje e takimet e tij propagandistike. Sot Edi Rama bën ekzaktësisht të njëjtën gjë si Berisha. Shembujt për këtë janë të panumërt. Më i fundit në radhë është shënuar sot.

Kryeministri do të zhvillojë një takim në Pallatin e Kongreseve në orën 15:00 për të folur mbi reformimin e Administratës Publike. Një ditë më parë gjithë institucioneve publike iu ka mbërritur një email për këtë takim, ku kërkohej të sigurohej pjesëmarrja e lartë. Lapsi.al i ka parë përmbajtjet e këtij komunikimi, ku theksohej se duhej siguruar pjesëmarrje e lartë.

Presioni shkoi edhe më tej sot, kur shefat e burimeve njerëzore nëpër institucione kishin dalë zyrë më zyrë me bllok në dorë për të marrë emrat e personave që do të mbushin Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar fjalimin propagandistik të Edi Ramës. Takimi mban emrin “Administrata 2030: Modernizim, Inovacion, Mirëqëverisje”.

Emblemë kriminale e përdorimit të administratës dhe shtetit në funskion të partisë prej Edi Ramës, është sistemi i patronazhimit që ai përdori në zgjedhjet e 2021 e të cilin Lapsi.al e denoncoi i pari me fakte. Çuditërisht drejtësia gjoja e re me SPAK e BKH nuk e hetoi atë çështje.

Edhe në zgjedhjet e vitit tjetër s’ka dyshim që Edi Rama do të veprojë po njësoj me administratën dhe resurset e shtetit në funksion të pushtetit të tij të damkosur nga korrupsioni dhe klientelizmi me krimin e organizuar e oligarkët. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Do të jënë derrrrrrratttt dhe delet prezente o gomar antishqiptar he ngordhsh sa ml shpejt që të shpëtojnë shqiptarit nga ty o derrrrrr

    1. Ore “gazetar”. Ca jan keto qe nxirrni?
      Po te pakten bej nje gjasme prove. Nje screenshot ne watcap, prsh. Dhe hajt mo… Po e marim si lajm.
      Po kaq hapur mashtrimi.
      Kan dal me bllok ne dore. Disa drejtues….. Dhe kaq mjafton.

      Po fundja mire beni.
      Aq e kan kapacitetet lexuesit.

  2. Pavaresisht nga opinionet, nje gje eshte e sigurte : Rama eshte personi me i afte i te gjithe

    historise se popullit shqiptar dhe ndoshta i krejt historise se botes sepse askush deri tani

    nuk ka mundur ta shtrije perdhe aq keq popullin e tij, dhe askush jo vetem ne Shqiperi por

    ne asnje vend te botes nuk ka arritur tu kalle lemerine nje populli te tere sa tu duket vone

    e nesermja per tu larguar nga atedheu i vet. Sot Rama ka nje pushtet te pakufishem qe s\e

    kishte as Enveri as mbreterit me apsolut dhe nje pasuri qe nuk i di fillimin as fundin. Vetem nje

    njeri i afte mund ta realizoi kete.

  3. Është fjala Për Flamur Nokën. Në fillim sulmoi me miell sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit se i ka prerë rrogën për kohën që është përjashtuar. Pastaj qëlloi me miell gardistët që nuk e linin të hynte brenda. Më vonë qëlloi me vezë makinën e Lulzim Bashës. Pastaj pa makinën e Taulant Ballës, e qëlloi dhe atë. Pak më vonë gjithë “Rruga e Elbasanit” u boshatis, se u përhap panik që ka dalë njëri që qëllon njerëzit me vezë dhe miell.

    Ishte i çoroditur dhe sillej para oborrit të Kuvendit me dy trasta, një me miell dhe një me vezë, dhe godiste kë munde. Akte të tilla zakonisht ndesheshin tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku një burrë rreth të 60-ve, Ver Llapa, me probleme psikike, gjuante çdo makinë që kalonte, me shkelma. Dhe ai për diçka protestonte, por meqë ishte vetëm dhe s’kishte njeri nga pas, qëllonte makinat me shkelm.Takimi behet per administraten dhe prandaj duhet te marrin pjese,ne administrate punojne dhe nga krahet e tjere politik,bushat ti kur ben nje mbledhje te stafit nuk i fton te gjithe te marrin pjese,e sigurt qe po.

  4. I zoti dhe i djallezuar ishte edhe ghedafi…
    As ai nuk e dinte sa pasuri kishte…
    Por nuk kishte miq e shoke…
    Vetem skllevër te mjeruar.
    Qe ne fund i hengren koken.

    1. RAMASHTEJN DHE LINDA MAXWELL KERKONI FALJE PER KRIMET QE I KENI BERE KETIJ POPULLI DUKE E VJEDHUR DHE POSHTERUAR ,POR NE JU KEMI LENE ZOTIN !Respect per ALBIN KURTIN! thotë:

      RAMASHTEJN RAMASHTEJN DHE LINDA MAXWELL ! I KEMI LENE ZOTIN KETIJ CIFTI TE FELLIQUR. AMEN!

  5. KOmentues i ores 14.59. Derisa te kujtohet Zoti se ka nje Rame dhe nje Albanistan, Rama e

    ka cuar per lesh Shqiperine. Duhet te bejme pak zhurme qe ti prishim gjumin zotit.

  6. “Partia Demokratike u krijua si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë. Sot bashkë bëhen vetëm ata që kanë dosje dhe u rrezikohet jeta dhe karriera politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *