• |
ide | kryesore

E inauguruar por e papërfunduar/ Si u përdor për fushatë Piramida

Arkiva, Kryesore, Lajme
Piramida



Prej kohësh Erion Veliaj e ka pompuar Piramidën e Tiranës si projektin e tij primar. Kreybashkiaku socialist, tashmë i zgjedhur për herë të tretë, organizoi një event hollivudian tre ditë para zgjedhjeve për t’a inaugurar Piramidën në qendër të Tiranës. Problemi qëndron se kanë kaluar dy muaj që nga inaugurimi, por ndërtimi i Piramidës nuk ka përfunduar ende.

Prozhektorë të mëdhenj, drita LED përgjatë shkallëve që i zunë vendin rrëshqitësve të preferuara të të rinjve të Tiranës post-komuniste, karrige të vendosura në rrathë dhe qindra freshistë të pranishëm, shumë prej tyre në majë të piramidës.

Më 11 maj, vetëm tre ditë para zgjedhjeve Erion Veliaj u ngjit në podium, falenderoi të madh e të vogël, nga kryeministri deri tek punëtori i thjeshtë. Teksa fliste, thuajse realisht dukej i lumtur për këtë inaugurim.

“Sot ne nuk hapim vetëm një ndërtesë, jo vetëm një stoli, jo vetëm një belvedere për Tiranën, një pikë për tu “instagramuar”. Sot hapim njëkohësisht edhe qëndrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë” – u shpreh Veliaj.

Krahasimet me politikën e të shkuarës, të cilën ka merak ta bëjë në çdo video punimesh e inaugurimesh që shpërndan me zell në media, kësaj radhe ia la Edi Ramës.

Siduket meraku i kryeministrit ishte më i madh për të thënë se ç’do kish qenë bërë Piramida nëse jo për socialistët.

Fjala iu dha edhe drejtorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan, i cili vuri në dukje vlerat që mund të sjellë ky investim për të rinjtë e vendit.

Problemi në të gjithë këtë paradë ishte se Piramida u inaugurua si e përfunduar. Faktikisht, kjo është e pavërtetë.

Një xhiro rreth e përqark ish-maulozeumit të diktatorit komunist i mjafton çdokujt të bindet se punimet vazhdojnë.

Piramida është e rrethuar. Plehra mund të shohësh rreth e qark saj. Një vinç i madh e i kuq dominon qiellin mbi projektin e preferuar të Veliajt. Edhe kubët ngjyra-ngjyra të ndërtuar në oborrin e Piramidës janë të papërfunduar nga brenda. (Shikoni videon e përgatitur nga Lapsi.al)

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Po, piramida ka ndryshuar rrënjësisht. Të rinjtë do kenë mundësi të mësojnë robotikë, programim, ndërtim e riparim. Por ajo është ende në gjendje kantieri.

Për të qenë korrektë, precedentin për të inauguruar projekte të papërfunduara nuk e ka vënë Erion Veliaj në vendin tonë. Ky precedent është kthyer në traditë. Rrugët e pambaruara po hapen me daulle e këngë. Kryeministrit i këndojnë sa me iso e sa me kore shkollash. Por vend ku të rinjtë shkojnë të mësojnë me vinçin qindra tonësh mbi krye? Kjo me siguri ndodh për herë të parë në Shqipërinë tonë.

©LAPSI.AL 



21 Comments

  1. Kush ka marr shtepi te re, e di mire qe punet per ta sistemuar s’mbarojne kurre edhe pasi je futur brenda. Ja keshtu eshte edhe kjo ceshtja e Piramides qe qekeni lodh shume ju dhe e paskeni demaskuar.

    Po ai tjetri inauguroi Tunelin e Kalimashit perpara se te thahej betoni a ju qifja udhet… e u shemb tuneli e desh zuri njerez brenda. Ndersa tani ne kohen e Rames ankoheni per cic mice.

    E kuptoni ne ca pike perfeksioni kemi arrit apo jo?!

    Nuk po gjeni nje gje te vetme serioze per t’u ankuar!

    💜😅

    1. Edi ,Lali Eri dhe PS fitojne edhe ne 2033 per te cuar para Shqiperine euroatlantike ,aleate me SHBA dhe BE. Non gratat dhe sherbetoret e radojqiqeve ne politike dhe media do vazhdojne ne opozite.

    2. Një krahasim idiot me Kalimashin.
      Fjala nuk është se a u krye apo jo një ndërtim, por pse inagurohet tre ditë para zgjedhjeve pa përfunduar.
      Mandej si mund të krahasoet një tunel i ri dy krahësh modern prej 5 kilometrash që çan një mal, me modifikimin e muzeut të Enverit ?
      Unë kam bindjen se me paratë e harxhuara për inagurimin, po të hidheshin në restaurimin e muzeut diktatorial, “mrekullia” që propogandon shitësi i fiqve, do të kishte përfunduar me kohë.

  2. Miliona euro nga taksat e shqiptareve dhe by passi vlores po behet i pakalueshem brenda vitit.
    Mbi dhjetee here e kane asfaltu rrugen per porto romano dhe prap e kane shkaterruar. A ka kontroll per keto punime ?? Ore a i kontrollon dikush se si hidhen gjithe keto miliona dhe prap rruga eshte me gunga dhe me gropa

    1. Kush do t’i kontrolloje aman? Po kontrolloret kush do t’i kontrolloje? Po kontrolloret e kontrolloreve te kontrolloreve…

      Po kjo rrace muti jemi. S’bejme nje pune sagllam. Se kemi dreqin ne bark.

      1. E ke fjalen per veten dhe njerezit e shtepise tende, me siguri. Ti je mbeturine partiake dhe epiteti “rrace muti” te pershtatet.

  3. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.Nuk ka thene njeri qe ka mbaruar,tani jane pjeset estetike nga jasht o te mjeret ju.

    1. Mausoleu i kurvit pervers satrapit me shkedhate i te gjitha koherave mbas maos dhe vampireve koreanoveriore….
      Sa te kete kurvistani bastarde si keta patronazhistet pragqiret aktivistet dhe voteshitesit e mjere….
      Kurre nuk ka per te pare nje dite te mire Shqiperia dhe pjesa tjeter e njerzve qe urrejne shurren bitheqireve te bllokut.

  4. Kush e ka pare ate menxyre ne mes te tiranes e kupton qe miljonat e shqipetareve kane shkuar pe te bere shkalle neper mermer te prishur dhe per te ndertuar shtepi te te çmendurish me buke peshku

  5. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.Ceceni e maloku ne qytet,Atdheu ne rrezik,rrace muti kthehuni nga ju solli salihu o maloker shurranjose

  6. ORE KY JORGAQIS PALIKARIS SHKRUAN NJESOJ SI LIDERI I XHUNGLES ME EMRIN SHQIPERI ,MOS VALLE ESHTE LIDERI SE KETA KOMUNISTE MUTI SE KANE PER GJE TE NDERROJNE EMRIN ,SE QE THONI JU LIDERI BERI EDHE DJALIN E TIJ SI TE BABAJT KESHTUQE RRACE MUTI RRACE MUT NGELET.NJE SQARIM PER PALIKARIN ,AI I KALIMASHIT E INAUGUROVI ME PERPARA TUNELIN PER KETE LIDERI SE MBYLLI HALENE PER MUAJ PRANDAJ PO SHKRUAN LAPSI QE KETO GJERA MOS PERSERITEN .PO JE LIDERI VETE DHE JO PALIKARS QE TE DY NA I RRUANI PALIKARSIN .

  7. Me thoni nje veper te bukur qe kane ndertuar/mirembajtur shqiptaret! Vetem shkaterrim, crregullim, rrumpalle. Nuk kane stil, jane nallbane!

    Me piramiden c’paten?! Te pakten ishte dicka e vecante. Mund te sherbente per dicka te bukur, me vlere. Keta e shkerdhyen! Race muti, qe nuk do beje perpara!

  8. Një krahasim idiot me Kalimashin.
    Fjala nuk është se a u krye apo jo një ndërtim, por pse inagurohet tre ditë para zgjedhjeve pa përfunduar.
    Mandej si mund të krahasoet një tunel i ri dy krahësh modern prej 5 kilometrash që çan një mal, me modifikimin e muzeut të Enverit ?
    Unë kam bindjen se me paratë e harxhuara për inagurimin, po të hidheshin në restaurimin e muzeut diktatorial, “mrekullia” që propogandon shitësi i fiqve, do të kishte përfunduar me kohë.

  9. kam dyshimet e mia se kush do te instruktoje aty dhe me cfare kostosh…
    Mendoj qe aq qejf sa e paska pinoku do ta inaguroje dhe nje here tjeter per ndonje pale zgjedhje te tjera (po nuk iu bashkua shokeve tek veni)

  10. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.

  11. VIDEO: Zeni dhe Saliu (i kërrusur në maksimum) filmohen në Gjermani.shikoni videon o shpellkare,kush ja paguan salihut shpenzimet ne gjermani,Lumneshi apo pronari i kafes Paskuci

  12. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *