• |
ide | kryesore

Mbylli të moshuarën e i vodhi 20 mijë euro, arrest 25-vjeçarit shqiptar në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së martës në Itali pasi u kap duke grabitur një banesë.

Shqiptari në bashkëpunim me disa persona të tjerë që ende janë në arrati, kanë grabitur banesën ku brënda saj jetonte një e moshuar.

Shqiptari duke përdorur një thikë guzhine ka kërcënuar të moshuarqën që po ashtu ishte shtetase e huaj duke i kërkuar paratë që kishte në banesë.

E moshuara e tmerruar i ka dorëzuar të gjithë shumë e parave që ka pasur në shtëpi, ku mësohet të kenë qenë rreth 20 mijë eruo, por më pas është mbyllur në dollapin e rrobave nga grabitësit.

Sipas raportimit nga mediat italiane, shqiptari kishte dy pasaporta, një prej të cilave ishte false.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *