• |
ide | kryesore

Si ndodhi plagosja në Tropojë, policia zbardh detajet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, Bllok



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në qytetin e Bajram Currit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.

61-vjeçari i plagosur është dërguar në spitalin e Gjakovës ku po merr mjekimet dhe nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.

Grupi prej gjashtë personash janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Policinë e Tropojës.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *