• |
ide | kryesore

Arrestohen nënë e bir në Tiranë, vodhën miliona lekë në një banesë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Havier Dobi, 23-vjeçari i cili bashkë më të ëmën vodhi deri në 120 mijë euro (para dhe sende me vlerë) në një banesë në Tiranë, ku e ëma punonte si pastruese, reklamonte një jetë luksozë në rrjetet sociale.

I riu në rrjetin social Tik-Tok shihet teksa shëtit me makina luksoze në Tiranë. Në një nga video e publikuara, Havier Dobi nuk lë pa i bërë edhe një dedikim mamasë së tij ‘Hej mom, ti je dashuria më e madhe që kam’, të cilin e kishte bërë tatuazh.

Nënë e bir u arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi vodhën një shumë parash prej 120 mijë eurosh dhe sende me vlerë në një banesë. Në pranga kanë rënë shtetasit Rozeta Dobi 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se 49 vjeçarja kishte qenë e punësuar si sanitare në shtëpinë, ku ajo së bashku me të birin kryen vjedhjen.

Gjatë kontrollit Policia sekuestroi 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie./Shqiptarja.com



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *