• |
ide | kryesore

Berisha: Vdèkja e Enver Sheshit u organizua nga mafia e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari demokrat, Sali Berisha, thotë se ka dyshime të forta se vdekja e Enver Sheshit, i cili ishte arrestuar për aferën e djegësave, është organizuar nga mafia e inceneratorëve.

Reagimi: 

Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi.

Të dashur miq,

vdekjet e dyshimta, eliminimet mafioze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi, i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegësave, ndërkohë që bosët e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas disa mesazheve, vdekja e tij është organizuar nga mafia e djegësave, mbasi dinte shumë për djegesat.

Të tjerë pretendojnë se kishte vendosur të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.

Personalisht shtoj:

-Së pari, shpreh ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

-Së dyti, i bëj thirrje Avokatit të Popullit të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtojë në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe njëherë kushtet çnjerëzore në burgjet e Shqipërisë.



3 Comments

  1. Ka dashur te tregoje shoket!
    Po komunisti i mire nuk i tradheton!
    Ai eshte i pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime!

  2. Ik o sale se jo vetem more ne qafe te djathten por gjithe shqiptaret ! Te pakten ta kishe mbyllur halenë perpara dhe te rrije urte se nuk do te ngiste kush, pasi keni qene gjithmone bashke me te keqen qe ka nenshtruar dhe grabitur shqiptaret.
    Sa per kete robin qe ka nderru jete, ndjese se tek e fundit njeri edhe ai, por fakti eshte qe kur te pelqen ta fusesh gishtin ne kavanoz mos kujto se ka vetem mjalte…. ne fund po me M i fillon emri por ka shije te rende, dhe shkon ku nuk ta merr mendja.
    Mos u ç’qetesoni o njerez, do vazhdoni te degjoni Infarkte, arreste kardiake te llojit “rilindje”, bark e “te vjedhura” deri ne humbje jete, u rrezua nga uturaku etj etj…..

    Kam hallin e Jorgo Karis-Pali ku ka humbur…..

    O shoku Karominister mos i jep Jorgos pushim edhe te henen, se me ben te dyshoj qe eshte dylber.. ndjese doja te thoja berber…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *