• |
ide | kryesore

Gjashtë kritere për tu liçensuar dhe përfaqësuar në Europë: Tirana e Partizani thirren nga FSHF

-Instant, F1, Sport
FSHF



Gjashtë kritere kërkohen nga klubet për të përmbyllur me sukses procesin e licensimit. Një proces fondamental për të gjithë ata që synojnë të pajisen me licencë në kompeticionet e FSHF dhe UEFA. Bëhet fjalë për edicionin e ardhshëm 2023-2024. Kështu, kriteri sportiv, kriteri i infrastrukturës, kriteri i përgjegjësisë sociale, kriteri ligjor, kriteri i administratës dhe personelit si dhe kriteri financiar duhen plotësuar në një kohë të shkurtër. Për pesë kriteret e para, afati i brendshëm për dorëzimin e dokumentacioneve është lënë data 31 janar 2023. Afati përfundimtar është data 28 shkurt 2023, ndërsa për kriterin financiar afati përfundimtar është 31 mars 2023. Gjithçka sipas ligjeve të shtetit shqiptar.

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur sot takimet dypalëshe me të gjitha klubet aplikante. Sekretari i Përgjitshëm i FSHF, Ilir Shulku, së bashku me përfaqësuesit e Departamentit të Licencimit kanë zhvilluar tashmë takimet e para. Janë ulur në tavolinë drejtuesit e klubeve të Tiranës dhe Partizanit. Me ta është diskutuar në lidhje me kriteret që duhet të përmbushin klubet. Natyrisht edhe problematikat me të cilat duhet punuar për të përmbushur të gjitha kushtet.

Lexo më tej: Zyrtare, ish-asistenti i Tite e ish-trajneri i Lyon firmos me FSHF: Sylvinho trajneri i ri i Shqipërisë

RISIA

Për herë të parë klubet aplikante për licencë mund t’a dorëzojnë dokumentacionin e tyre jo vetëm fizikisht, por edhe online. Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve ka organizuar edhe disa workshop-e me të gjitha klubet përgjatë këtyre javëve, ku i është bërë e qartë mënyra dhe procedura se si duhet të plotësohet dokumentacioni për të përfituar në përfundim të procesit licencën për sezonin 2023-2024. Takime dypalëshe me klubet do të vijojnë edhe në ditët në vijim edhe me përfaqësuesit e klubeve të tjera që kërkojnë një licencë për të qenë pjesë e kompeticioneve në vend dhe Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *