• |
ide | kryesore

Sulm në stacionin e trenave në Paris, plagosen me thikë disa persona

-Instant, Lajme, Planet



Disa persona janë lënduar në një sulm që ndodhi sot në terminalin e stacionit të trenave në Paris, raporton CNN. Agresori iu sul me thikë pasagjerëve në stacionin, i cili gjendet në pjesën veriore të kryeqytetit të Francës. Policia framceze hapi zjarr ndaj personit që sulmoi qytetarët.

“Trafiku aktualisht është ndalur në këtë zonë. Duket se policia ka hapur zjarr ndaj sulmuesit që u kishte shkaktuar plagë të lehta pasagjerëve”, kanë bërë të ditur nga kompania që menaxhon hekurudhat SNCF.

Policia ka arritur ta arrestojë sulmuesin që e plagosi para prangosjes. Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *