• |
ide | kryesore

Tirana me sytë nga Vorskla, priten 230 mijë euro: arkëtimet do nxjerrin Halilin nga telashet

-Instant, Sport
Tirana



Nga bllokimi i merkatos, greva e lojtarëve për çështje pagash e deri te firma me Regi Lushkjan, duken si pjesëza jo të të njëjtin mozaik. E megjithatë janë. Janë po të asaj Tirane që e nisi vitin 2023 me problem të mëdha e që një javë më pas bëri goditjen në merkato më me peshë në kampionat. Për më tepër duke ia marrë rivalëve të përjetshëm Partizanit. Në mes është edhe zhbllokimi i situatës te Tirana, me detyrimin prej gati 100 mijë euro për Torassa e Kale.

Të gjithë këto manovra financiare nuk është se e zgjidhën cështjen e detyrimeve të prapambetura të klubit. Flasim për ato të mbartura ndaj lojtarëve dhe stafit teknik. Afati i dhënë nga klubi bardheblu është deri në fund të janarit. E mbi këtë datë drejtuesit e Tiranës kanë dy pika ku po luajnë fort. E para është nga transfertat e kryera verën e kaluar, kur Seferi e Totre u drejtuan në Ukrainë te Vorskla Poltava. Ukrainasit tani duhet të paguajnë këstin e dytë sipas akordit. Janë 300 mijë euro që do të arkëtohen nga Tirana, nga të cilat 70 mijë shkojnë për Young Boys që kishte ruajtur përqindje të kartonit.

Lexo më tej: Plas te Tirana, bardheblutë refuzojnë të zbresin në fushë: dy muaj pa rroga lojtarët, katër trajneri

Përvec kësaj, po insistohet për transferimin e Redon Xhixhës, njeriu i vetëm që ka të intersuar. Natyrisht për sulmuesin golëshënues te Tirana vëmendja e klubeve të huaja nuk mungon. Puna është se deri tani askush nuk ka bërë përpara me një ofertë konkrete. E bardheblutë kanë nevojë ta shesin tani e të arkëtojnë menjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *