• |
ide | kryesore

Fadroma humb kontrollin afër tunelit të Murrizit e përfundon në përrua, lëndohet shoferi

-Instant, Lajme, Të fundit
fadroma



Një aksident ka ndodhur sot në rrugën e Arbrit. Një mjet tip fadromë ka humbur kontrollin teksa ka qenë dukë lëvizur në afërsi të tunelit të Murrizit. Si pasojë e kësaj mjeti ka përfunduar në përrua. Sipas policisë shoferi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *