• |
ide | kryesore

Video/ Brighton turpëron Liverpool: dygolëshi i March e Welbeck fundos Klopp

-Instant, Sport, Video
Brighton



Asgjë nuk shkon mirë për Liverpool, -7 nga zona Champion. Skuadra e Jurgen Klopp është në vendin e 9, i dërrmuar 3-0 nga Brighton i teknikut Roberto De Zerbi. Golat e March (dygolësh) e Welbeck nuk i lanë asnjë mundësi Reds. Dështim edhe për Leicester e Everton, respektivisht kundër Nottingham e Southampton. Wolves shkojnë të fitojë 1-0 ndaj West Ham.

BRIGHTON-LIVERPOOL 3-0

Brighton mposhti 3-0 Liverpool në stadiumin Falmer. Reds u vunë menjëherë në vështirësi. Në minutën e 8 Klopp duhet të falënderojë Alexander-Arnold që shpëtoi në tentativën me kthesë të March. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit kaluan në epërsi me March. Sulmuesi përfitoi nga një gabim në mbrojtje i Matip dhe mposhti Alisson. Pak minuta më vonë, anësori 28 vjeçar goditi sërish për 2-0, me një diagonale të saktë. Liverpool nuk është fare në fushë dhe qarkullimi i topit nga Brighton e bëri nervoz. Gakpo u përpoq të shkundë ekipin e tij, por holandezi gjeti përballë një Sanchez të vëmendshëm. Disfata e Klopp në fund mbajti emrin e Danny Welbek (82′). Sulmuesi u tregua i aftë të driblonte Konate me elegancë para se të mposhte portierin. Fitorja e gjashtë në histori ndaj Liverpool për Brighton, që ngjitet në kuotën 30 pikë dhe parakalon Reds, autorë të një paraqitjeje të pamjaftueshme.

EVERTON-SOUTHAMPTON 1-2

Tre pikë të rënda për Southamptonin në shtëpinë e Everton, i mposhtur 2-1. Toffees shënuan të parët, duke bërë 1-0 me një goditje me kokë të Amadou Onana, në minutën e 39′. Në pjesën e dytë erdhi përgjigja nga miqtë që barazuan në minutën e 46′ me Ward-Prowse, që depozitoi topin pas Pickford. Traversa pengoi Calvert-Lewin të shënonte golin e parakalimit. E në minutën e 78′, ishte përsëri qendërsulmuesi i Saints që shënoi me goditje dënimi golin e 2-1. Kështu Southampton ngrihet në 15 pikë, duke arritur pikërisht Everton në një përplasje vendimtare për renditjen e poshtme të Premier League.

NOTTINGHAM-LEICESTER 2-0

Fitore për Nottingham që mposhti Leicesterin 2-0. Pak emocione në pjesën e parë, që përfundoi barazim. Në pjesën e dytë, megjithatë, vendasit gjetën golin e 1-0 me Johnson (59′). Lojtari sidoqoftë duhet të priste një konsultë të gjatë me VAR para se të festonte. Në minutën e 85′ ishte akoma 21-vjeçari uellsian ai që mbylli llogaritë, duke firmosur 2-0 finale. Kështu Nottingham fluturon në 20 pikë, duke lënë Leicester në kuotën 17.

WOLVERHAMPTON-WEST HAM 1-0

Tre pikë edhe për Wolverhampton që fiton ngushtë (1-0) ndaj West Ham. 45 minutat e para nuk ofruan as emocione dhe as gola. Më pas në minutën e 48′ ishte Podence ai që bëri të brohoriste Molineux me golin vendimtar. Në fund të kohës së rregullt, Raul Jimenez dyfishoi epërsinë, por anësori anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Wolves rezistuan dhe kaluan West Ham në renditje falë 17 pikëve të fituara deri më tani. Hammers mbeten të palëvizshëm në kuotën 15.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *