• |
ide | kryesore

I dënuar me 8 muaj burg për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Elbasan, arrestohet 43-vjeçari në Berat, polici, arrest



Vasil Shabani ka rënë në prangat e policisë në Pukë për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

47 vjeçari ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burgim për korrupsion gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht Partia e Lirisë.

“Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Vasil Shabani u arrestua nga policia në Prill të vitit 2021 pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe një fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit. Nën hetim u vu drejtuesi i LSI në Pukë Demir Syla.

Policia gjeti në ambientet e biznesit të tij një tjetër fletë të ngjashme me atë të votimit dhe një fletë të bardhë format ku ishin shkruar me lista emërore të dhënat personale të 27 personave, përfshirë këtu emër, atësi, mbiemër dhe numrat e ID.

Sipas policisë, ata hartonin lista me emrat e qytetarëve duke u premtuar para në këmbim të votës.



3 Comments

  1. Po këta gjykatësit e ripjellës rilindase si dënuan Gjiknurin Ulsin për rastin e Dibrës hu racën d mutit u shkërdhefshin gomerët e tërëShqipërisë

  2. Sipas KQZ vetem LSI nuk kishte abuzim me fondet elektorale, ndersa PS e PD u gjobiten per tejkalim fondesh, pa llogaritur ato qe fshehin pastruset mavi ne tubat e aspiratoreve.

    Megjithate Drejtesia e re kur kerkon “koka turku” per ta thene se “funksionon” zgjedh gjithnje nga LSI, qofte edhe ish-er.

    Pa dashur te justifikoj askend per vepren e kryer, do te kujtoja Lefter Koka, Alqi Bllako, 2 anetare kandidate per zgjedhjet lokale te LSI, ne Berat e Puke…

    “Po ai qe vodhi lopen, more aman,(zgjedhjet me rradhe) , nuk ka faj fare”?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *