• |
ide | kryesore

Parashikimi/ 24 orët e ardhshme vendi nën pushtetin e shiut dhe borës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shiut



Shqipëria ndodhet prej disa orësh nën “pushtetin” e motit të keq. Sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke filluar prej pasdites të 17 janarit pritet të ketë reshje të shiut me intensitet të lartë. Ato do të jenë më të përqendruara në veri të vendit.

Reshjet intensive të shiut pritet të shtrihen në të gjithë territorin, duke nisur nga pasditja e së martës. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Këto fenomene pritet të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët.

Bazuar në këto parashikime, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim: hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Temperaturat do të variojnë, nga 11 / 16 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 10 / 15 °C; në vendet malore: 5 / 10 °C. Sa i përket, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore e fortë. ©LAPSI.al

May be an image of map and text that says 'BULETINI MBI RREZIQET NATYRORE (Bulletin 16/ 16-01-2023 Natural Hazards) Natyrore LEGJENDA: Reshjet 24-orëshe 12:00 deri Niveli Rrezikut ora Reshje shiu orë) S'KA RREZIK orè) fenomene hidro- fenomene orë) rrezikshëm. MODERUAR hidro-meteorologji intensive SHKODER ILARTE mm/ orë) LEGJENDA: mjaft intensive. në mundshëm kontrollueshëm ehtäsisht. janë ULET thate dhe mund BERAT shpejta ekspozuara. IMODERUAR mund ndodhë lehtë jarret perhapje dhe mesme. kaktohet pe ume kontrolli shume veshtirë. eshte SIMBOLE RREZIKU MAKSIMAL QARKUT pèr sot dhe nesër, dt. 6-17. Shtrëngata: reshje mund krijoje mm/3orë Permbytje urbane nga pèrrenjtë dhe Pèrmbytje nga lumenjtë mesëm Rreshqitje toke igeo Instituti Gjeoshkencave IGJEO Koordinator: Alban Doko'



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *