• |
ide | kryesore

Berisha: Presion e para tek Kushtetuesja për të shpëtuar Xhaçkën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ndërsa nesër Gjykata Kushtetuese mblidhet për të shqyrtuar nëse mbrojtja që maxhoranca i bëri në Kuvend Olta Xhaçkës lidhur me kërkesën e opozitës për të dërguar në Kushtetuese mandatin e ministres, Sali Berisha doli sot në media me akuza të rënda.

Mandati i Xhaçkës, Shehaj: Parlamenti shkel Kushtetutën, merr atributet e Gjykatës Kushtetuese 

Sipas Berishës, eksponentë të fuqishëm në PS dhe pranë saj janë angazhuar maksimalisht për të ndikur vendimin e Gjykatës Kushtetuese nesër.

PS mburojë e Olta Xhaçkës, refuzon Kushtetuesen për çështjen e hotelit në Dhërmi 

Berisha foli me emra. Armand Josifi, personi i kërkuar për vjedhje miliarda euroshe me call center-at; Artan Agaçi, bashkëshorti i Xhaçkës; Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi. Sipas Berishës, këto persona po provojnë gjithçka për të ndikuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam sot para jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaçes, Olta Xhaçkës për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre.

Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore, antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të përligjin grabitjen përmes firmës së Edi Ramës nga Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, të statusit të investitorit strategjik me së paku 5 milionë euro favore.” – u shpreh Berisha.

Kryedemokrati shkoi edhe më tej. Ai tha se Armand Josifi po përdor fuqinë e tij financiare për të ndikur tek gjyqtarët, ç’ka nënkupton se po tentohet blerja e tyre.

“Amant Josifi, njeriu që ka vjedhur 2.2 miliardë euro, i lidhur kokë e xhep me Olsi Ramën dhe Olta Xhaçkën, ka mobilizuar potencialin e tij financiar për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.” – u shpreh Berisha.

©Lapsi.al 



3 Comments

  1. shko ore bythqir Vucidoli se ti je rrot kari Genje cecenet qe te vijne mbrapa se askush nuk te beson ty asnje fjale

  2. O vampir shiko se po te shpall non grada edhe nai shtet tjeter se Amirika dhe Britania e Madhe te kan shpallur non grada ruj kur te shpallin non grada dhe e gjith Europa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *