• |
ide | kryesore

Raporti i Avokatit të Popullit për vdekjen e Lear Kurtit: Policia mund ta parandalonte ngjarjen!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth tre muaj pas vdekjes në duart e policisë së Lear Kurtit, Avokati i Popullit ka publikuar raportin rreth ngjarjes. Sipas të dhënave të mbledhura nga ky institucion, thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq.

“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin”, thuhet ne raportin e Avokatit te Popullit.

Në konstatimet e Avokatit të Popullit rezulton se gjatë shoqërimit të Kurtit, nuk emri i tij nuk është evidentuar në regjistrin e të shoqëruarve në ambientet e komisariatit. Në raport, jepen gjashtë rekomandime për institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që të merren masa për zbatimin efektiv të garancive ligjore dhe ofrimin e shërbimit shëndetësor për të gjithë të shoqëruarit në komisariate.

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë. Nga autopsia mjeko-ligjore ka rezultuar se ai kishte gëlltitur një dozë kokaine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *