• |
ide | kryesore

Selena Gomez, në një lidhje dashurie me Andrew Taggart

Paparazzi, Slider



Selena Gomez mund të ketë një dashuri të re në jetën e saj. Të hënën u pretendua se aktorja është në lidhje me këngëtarin e The Chainsmokers, Andrew ‘Drew’ Taggart.

“Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre duke u futur fshehurazi nëpër klube vetëm për anëtarët”, tha një burim i brendshëm për UsWeekly. “Ata shkojnë në bowling dhe në kinema’ kur kalojnë kohë së bashku.Selena vështirë se mund t’i mbajë duart larg tij,” shtoi burimi.

Taggart u nda muajin e kaluar nga artistja, Eve Jobs, e cila është vajza më e vogël e Steve Jobs. Para Evës, ai u takua me Meredith Mickelson dhe Haley Rowe si dhe Chantel Jeffries.”Ishte një ndarje miqësore dhe ata mbeten miq,” zbuloi përfaqësuesi i fituesit të Grammy për Us në atë kohë. Ndërkohë, në dhjetor Entertainment Tonight pretendoi se Gomez ishtee hapur për takime. ‘Selena po ndihet pozitive dhe optimiste. Ajo është e hapur për takime”, tha një burim për faqen.

Në korrik, i njëjti website pretendoi se këngëtarja  nuk po dilte me askënd. “Ajo është më e hapur ndaj dashurisë, por gjithashtu është shumë e fokusuar tek vetja dhe puna e saj tani. Po ndihet fantastike dhe shumë e shëndetshme mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht.’/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *