• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca që ishte parashikuar të mbahej këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit ndaj ish-ministrit Sajmir Tahiri, është shtyrë. Shkak është bërë fakti që avokati i Tahirit Maksim Haxhiaj ka pasur një seancë gjyqësore paralel në gjykatan e Apelit në Durrës. Ende nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Kujtojmë se Tahiri përmes avokatëve të tij mbrojtës, i kërkon gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga gjykata e shkallës së parë.

Në atë kohë ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove. Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të vitit të shkuar.

Kjo gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin.

Seanca e parë në gjykatën e Elbasanit u mbajt më 10 tetor. Tahiri do t’i kërkojë asaj njohjen e dënimit me 3 vite shërbim prove. Nëse kërkesa pranohet, ai do të përfitojë ulje të dënimit me burg për të paktën 1 vit e 6 muaj. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Elis Dine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *