• |
ide | kryesore

Vuçiç ‘pritet’ me flamurin e ‘Shqipërisë së madhe’ në Davos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror Davos 2023, i cili ka nisur të hënën dhe do të zgjasë deri më 20 janar.

Në hotelin në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, përballë hotelit ku do të qëndrojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është varur flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, raporton një reporter i Tanjug nga ai resort dimëror zviceran.

Vuçiç do të qëndrojë deri në datën 19 në Davos, ku do të ketë takime të shumta dypalëshe me zyrtarë botërorë, si dhe janë planifikuar takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe kompanive kryesore botërore pjesëmarrëse në Forumin Ekonomik Botëror, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb.



2 Comments

  1. Djali i Enverit dhe vellai i Pranveres, nuk ka si te pritet ndryshe pervecse me protokollin e rastit.

  2. Pritet mer pritet me flamurin e Kosoves, po ce do se e ka pule te pjekme me vellain e tij “Ramavic” dhe i ngopi shqiptaret ne qumesht pluhur. Slavi “open balkani” 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *