• |
ide | kryesore

Mandati i Xhaçkës, Bylykbashi: Kushtetuesja e ka vendosur standardin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Gjykata Kushtetuese e ka shumë të lehtë heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën. Duke folur para gjykatës, Byluybashi ka përmendur rastet e Ilir Beqajt dhe Koço Kokëdhimës, të cilëve iu hoq mandati pasi duke qenë deputetë kishin përfituar nga tenderat publikë.

Bylykbashi theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon këtë precedentin, atëherë të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e deputetëve, apo ministrave do të kenë mundësinë të dalin të pasur nga pushteti.

‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një dispozitë shumë të qartë, nenin 70 pika 3 në mbrojtje të interesit publik. Askush, asnjë prej deputetëve nuk mundet që të ushtrojë një aktivitet fitimprurës me pasurinë e shtetit, apo të përfitojë nga pasuria e shtetit. Dhe sanksioni për këtë është humbja e mandatit të deputetit.

Gjykata Kushtetuese tashmë e ka vendosur standardin për përfitime më të vogla se kaq. Dy deputetë të Republikës së Shqipërisë në të shkuarën kanë humbur mandatin. E themi dhe njëherë, është i vetmi sanksion që ka Kushtetuta në raport me dispozitat e tjera, dhe është një sanksion dhe dispozitë e rrallë në kushtetutat e ndryshme. Dhe kjo nga kushtetutë bërësit është bërë në mënyrë të qëllimshme, për të parandaluar që deputetët apo pushtetmbajtësit të ushtrojnë pushtetin duke u pasuruar në dëm të interesit dhe pasurisë publike.

E thashë që precedenti është vendosur. Nëse sot do të bjerë ky precedent dhe qeveria me presionin që ka ushtruar deri në këto momente, do të arrijnë ta zhbëjnë këtë pikën 3 të nenit 70, të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e deputetëve, apo ministrave do të kenë mundësinë të ushtrojnë nëpërmjet kamuflimit, marrëveshjeve të simulimit, krijimit të kompanive fiktive dhe të ushtrojnë pushtetin në mënyrë të tillë, që të hyjnë të varfër në pushtet dhe të dalin të pasur. Kjo është e papranueshme dhe sot është sigurisht detyra, nderi dhe përgjegjësia e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë interesin publik.

Ne këtu nuk kemi ardhë për një çështje të PD-së, jemi në mbrojtje të interesit publik dhe gardiani i fundit për këtë është Gjykata Kushtetuese’, tha nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.



12 Comments

  1. Sapo degjova intervisten e ish ministrit te drejtesise z.Manjani tek euronews albania , mbeta pa fjale .
    Kesaj i thone: vidh te vjedhim , vidh ti sot qe te vjedhim ne neser .
    Jurist eshte si z.Bylykbashi por gjithashtu jurist eshte edhe Manjani , tani nje gje nuk kuptoj : kush nga te dy ka te drejte ?

  2. Jo mandati qe i duhet hequr por kjo shurra do çuar edhe ne burg per korrupsion . Ku i gjeti parate burri i kesaj deputet?

  3. E pash edhe une intervisten e manjanit . Perdrisa ky kar e mbron ministren tregon qe qenka deri ne fyt edhe vete .
    Edhe keti trapi ,dikur i paskan vjedh shtepine e djalit por nuk ka denoncuar. Keta pjerdhin te gjith ne nje poç.

  4. Po jane te gjithe nje o vellezer. I ka prodhuar nje fabrike PARTIA KOMUNISTE.Me ne krye kryetarin tone. Ata mbajne njeri tjetrin vetem fjale kane. Ke denoj Sali Berisha pas 2005 qe na tha do ju fus rruspat dhe tritolin. Ma thoni nje minister qe coj per ndjekje penale se per ti denuar sbehej fjale. Ke denoj Edi Rama nga ministrat e PD . Kjo tregon qe jane bashke. Kam pak besim te rruga Elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *