• |
ide | kryesore

Era e fortë rrëzon çatinë e një objekti në Korçë, dëmtohen makinat e parkuara pranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Era e fortë sjell probleme në juglindje të vendit. Në qytetin e Korçës ka rënë çatia e një objekti në afërsi të vendit të njohur si pazari i qytetit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në disa mjete që kanë qenë të parkuara pranë objektit të dëmtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje.

IMG_0326

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *