• |
ide | kryesore

Rebeshe e stuhi/ Nënkryetari i bashkisë në Lezhë: Nuk kemi shtëpi të përmbytura

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq ka krijuar problematika në qarkun e Lezhës. Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Paçaj ka theksuar se deri më tani nuk ka banesa të përmbytura por vetëm probleme në akse rrugore. Sipas tij rrugët janë nën monitorim.

Në fshatra situata është normale, nuk kemi probleme të raportuara përveç akseve të bllokuara. Pra nuk ka përmbytje shtëpish por vetëm me ujë në akse të caktuara. Nuk kemi akse të bllokuara për momentin. Në rrugën e vjetër nga qyteti deri në Milot kemi dy tre vende që po ndërhyhet“, tha Paçaj.
IMG_0321 IMG_0320 IMG_0319 IMG_0318 IMG_0317

Sipas tij problematikë mbetet hidrovori i Tales por po punohet në të. Ai shtoi se e gjithë zona është në monitorim.

Kemi një problematika e hidrovorit të Tales që nuk ka qenë në punë dhe si pasojë ka marrë ngarkesë zona, por me fillimin e punës besoj se nuk do të kemi problematika. Gjithçka varet dhe nga reshjet. E gjithë zona është në monitorim. Po pritet ndërhyrje ku ka probleme për të mos pasur dëme në shtëpi dhe në akset rrugore”, tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *