• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Burrel-Klos, 6 persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Burrel-Klos’. Mësohet se dy automjete janë përplasur. Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ i identifikuar si D.T është përplasur me mjetin tip ‘Peugeot’ që drejtohej nga L.K.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë. Ata po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *