• |
ide | kryesore

Kryesuesit e Premier League “forcohen” me lojtarë nga Spezia: Arsenal i paguan shumën rekord italianëve për Kiwior

-Instant, Sport
Kiwior



Gjithçka është e kryer për kalimin e Jakub Kiwior nga Spezia te Arsenal. Mbrojtësi polak u thotë lamtumirë bardhezinjve pas një viti e gjysmë dhe fluturon në Premier League për 25 milionë euro plus bonuse. Ajo e polakut bëhet shitja më fitimprurëse në historinë e klubit ligur. Thyhet rekordi i mëparshëm i klubit. 8 milionë plus bonuse, që Spezia i arkëtoi nga Bruges për Okereke në 2019.

I ardhur nga Zilina në verën e vitit 2021, Kiwior u afirmua si një nga mbrojtësit e rinj më premtues në skenën evropiane. Lojtari fitoi gjithashtu edhe thirrjen në ekipin kombëtar polak. Kiwir ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës 2022 derisa u eleminuan në 1/8. Ai i thotë lamtumirë Spezias pas 43 paraqitjeve mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, në të cilat nuk ka shënuar asnjë gol.

Lexo më tej: Derbi i Londrës është i Arsenal: Lloris tradhëton Conte, Odegaard likuidon Tottenham

Për ta zëvendësuar atë, skuadra e teknikut Gotti ka vënë në shënjestër një tjetër polak. 24-vjeçari Przemysław Wiśniewski, i blerë verën e kaluar nga Venezia, ka bërë 19 paraqitje për lagunarët në Serie B. Arsenal ndërkohë forcon një repart difensiv me Saliba, Gabriel dhe Tierney. Polaku do të mundohet të luajë për një vend titullari, por vështirë se mund të parakalojë dyshen titullare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *