• |
ide | kryesore

U përball me policinë se i vunë gjobë të vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar në Mallakastër ka rënë e prangat e forcave blu. Shkak është bërë një gjobë, të cilën policët i vendosën të vëllait.

Shtetasi me iniciale D.Z. i ka kundërshtuar ata dhe i ka penguar që ta vënë masën administrative për shkelje të sinjalistikës rrugore.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 33 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *