• |
ide | kryesore

Situata/ 3 rrugë të veriut mbeten të bllokuara nga bora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bllokuara



Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje të reja lidhur me situatën në vend për shkak të motit të keq dhe rrugët e bllokuara nga bora. Ai bën me dije se në të gjithë territorin e vendit ka pasur përmirësime, duke sqaruar se në Shkodër e Lezhë nuk ka banesa nën ujë.

“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka pasur kërkesë për ndihmë.

Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës” – thuhet në reagimin e ministrit.

Më herët ministria e arsimit njoftoi se në 13 shkolla në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.
1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *