• |
ide | kryesore

Aksident në Berat/ Mjeti përplas biçikletën, lëndohet 40-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Sipas policisë, një makinë ka përplasur një biçikletë e për pasojë është lënduar 40-vjeçari me inicialet Xh.B. I aksidentuari ndodhet në spitalin rajonal të qytetit ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *