• |
ide | kryesore

Konfiskimi i pasurisë së Rrajës dhe AUDI-t të Kejvinës, shtyhet seanca

Arkiva
seanca



Është shtyrë sërish seanca me kërkesë të SPAK në Gjykata e Posaçme të Apelit SPAK për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas.

GJKKO shtyn seancën e tretë për konfiskimin e pasurive të Rrajas. Bie në sy se në një automjet tip “Audi” është bashkëpronare edhe modelja Kejvina Kthella.

As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm. Senaca e shty për arsye se nuk ishte paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës.

Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi qe çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar për më datë 31 janar, ora 8:00.

Pasuritë e Rrajës, që përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina, janë sekuestruar në tetor të vitit 2021. Ndërkohë, vjet SPAK dërgoi dosjen e në Gjykatën e Posaçme. Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e tyre e kalimin në pronësi të shtetit.

Lexo më tej: Kundërshton regjimin “41 biss”/ Redjan Rraja ankimim në Gjykatën e Lartë 

Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilën kërkohet konfiskimi, është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Prokuroria Speciale tha se edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë të nipit të deputetit socialist.

Kthjella, ish-velinë dhe modele rezultoi të kishte kontakte me 34 vjeçarin Redjan Raja. Ky i fundit është i akuzuar për atentatin ndaj prokukurorit Arjan Ndoja.



4 Comments

  1. Heu breeee bura….?
    Po ku eshte edua thonj-pa-preri qe lejon te neperkemben interesat dhe plachkat qe kane mbledhure binjte e bijat me te devotshme te partise harem.
    Kejvi dhe redua me a8 duhet te behen deputete.
    Skeni pare gje akoma.

  2. Kejvi do kete rene ne depresion…
    Dhe vrimat i kane zene rrjete merimange….
    Duke pritur trimin e saje redian xhelatin e palodhure te ridhjerjes mavi.
    Ashtu i do mushka drute….
    Popull vemje vota- shites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *