• |
ide | kryesore

Seanca 15 minuta/ McGonigal del në gjyq: Jam i pafajshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pafajshëm



Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. 

Siç vihet në dukje në akt-padi ai ka patur kontakte të shumta mes të tjerash me biznesmenë, ish zyrtartë dhe zyrtarë shqiptarë. Në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë dhe që një seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë.

Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit. Të hënën, ai u deklarua i pafajshëm dhe nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor. /VOA

LEXO EDHE: Mediat ndërkombëtare/ Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë



10 Comments

  1. Çeshtjen me shqiperine normale qe do mbyllej shpejt dhe se dalin te palarat pastaj. Sorra si ne shumicen e vendeve perendimire kontrollon edhe gjyqesorin ne shba. KM-ja jone eshte njeriu i tyre ne shqiperi e ballkan, prandaj nuk kane per ta sakrifikuar. U duhet per afera se ky popull mban, nese jo hipi gomones dhe endu rrugeve te botes.

    1. Nuk u mbyll ceshtja, kjo ishte thjeshte nje seance paraprake.
      Me ca kam lexuar une FBI ka shume prova per shume prova qe e lidhin kete me Kryeministrin tone te nderuar.

    2. @paemer

      E drejt, botën e kan kapur dora e zezë, ku Sorros, Rama , etj bëjn pjesë. Janë një të gjithë. Përveç Rusisë deri diku, të gjithë janë bër grusht rreth flamurit me kafkë e kocka. Zi komplet!

      Kush mendon se do dali gjë nga kjo ndyrësi e rradhes e të kuqve është naiv. Si tha Rama? … S’keni par gje akoma!

  2. Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.Media e salihut doli bllof brenda 24 oresh shpellkaret antiamerikane te salihut si gjithmone i ngel Kari ne goje

    1. Te dalshin syte e te pellcitshin mor krimb, vemje mashtrues.
      Ai eshte vetdeklaruar i pa fajshem, nuk e ka shpallur gjykata te pa fajshem, gjygji sapo ka filluar…

  3. Si te gjithe te pandehurit edhe ky nuk ban perjashtim.Asjeri nuk e pranon akuzen per here te pare dhe,ndofta deri n’fund.
    Por kur verifikohen me imtesi dhe provohen akuzat,pasi jane pyet edhe deshmitaret e mundshem,atehere ky eksemplari i FBI-se merr denimin.
    Ai i din mire procedurat,sepse asht marre vete me ate pune.

  4. Ai thjesht ka fituar liri me kusht perkundrejt pageses 500 mije dollare caktuar nga Gjykata. Thjesht thuhet ai nuk pranoi akuzen gje qe e thone dhe vrasesit por dardha e ka bishtin prapa Skeni pagje akoma. Komentuesi Ethem Lalaj i ka merak shpellkaret se ashtu ja kane bere bythen si shpell dhe prandaj si del inati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *