• |
ide | kryesore

Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, kapet i riu në Mallakastër

-Instant, Lajme, Të fundit
kamera, Policia



Një 24-vjeçar është  arrestuar në Mallakastër pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia thotë se i arrestuari është shtetasi F.Z, i cili është kapur në flagrancë duke lëvizur me një makinë.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimin për të zbuluar arsyet, të cilat mund ta kenë shtyrë të riun të thyente masën e sigurisë, të caktuar nga ana e Gjykatës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 24 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin për rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *