Inteligjenca e Mbrojtjes në Ukrainë deklaroi së fundmi se Kremlini është brenda rrezes së armatimeve ajrore të ushtrisë ukrainase. Për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore. Lajmi u bë me dije nga Zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, Vadym Skibitskyi.
Për herë të parë, Vadym Skibitskyi indirekt konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus. Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels. Kjo nënkupton që nëse arrijmë në Engels, arrijmë edhe deri në Kremlin”, tha Skibitskyi.