• |
ide | kryesore

Milan nën hetim: Prokuroria e Milanos dyshon në shitjen e klubit te RedBird

-Instant, Sport
RedBird



2023 u hap nën flamurin e kontrolleve mbi veprimet e klubeve. Pas dënimit të parë ndaj Juventus, me zbritjen e 15 pikëve në renditje, u rihap çështja Osimhen. E tashmë është Milan që ka në derë Guardia di Finanza. Prokuroria e Milanos, në fakt, ka hapur një hetim për shitjen e klubit kuqezi nga fondi Elliott tek RedBird. Transferta u finalizua gushtin e kaluar. Njësia speciale e policisë së Guardia di Finanza po merr dokumentet e nevojshme në disa zyra, por ende nuk është paraqitur në selinë e klubit.

Hetimi filloi shtatorin e kaluar, kur Blue Skye, me bazë në Luksemburg e aksioner pakice me Elliott dhe Luxembourg Investment Company paraqitën një apel urgjent në Gjykatën Civile të Milanos. Tentativa ishte për të bllokuar shitjen e klubit kuqezi. Më pas, dy kompanitë hoqën dorë nga kërkesa paraprake, duke qenë se shitja e klubit ishte finalizuar tashmë në gusht. Pika ka insistonin dy kompanitë luksemburgase ishte se ata kurrë nuk kishin mundur të merrnin ndonjë informacion mbi shitjen, ndaj të cilës ishin të interesuar drejtpërdrejt si aksionarë të fondit Elliott.

Në veçanti, Blue Skye kishte përqendruar vëmendjen tek zotimi. Në një padi të ngritur më 9 shtator, kompania luksemburgase kërkoi një vërtetësinë e pavlefshmërisë së heqjes dorë nga pengu ekzistues, në favor të Project Redblack. Kjo ishte një kompani automjetesh e krijuar në 2017 për operacionin e investimit te Milan dhe në të cilën bënte pjesë edhe Blue Skye.

NJË OPERACION I PAQARTË

Blue Skye nuk shkoi në sulm vetëm në Itali, por kërkoi hetime edhe në Luksemburg. Aty ishte hapur një procedim tjetër për anulimin e marrëveshjes midis RedBird dhe fondit Elliott, që çoi në shitjen e Milan. Pas këtij tranaksioni 99,93% të aksioneve të klubit kaluan në duart e shoqërisë së Gerry Cardinale, për një shifër prej rreth 1.2 miliardë euro. Përveç kësaj, Blue Skye ka ngritur një padi edhe në Nju Jork, duke kërkuar dokumente të mëtejshme nga fondi Elliott. Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar për atë që cilësohet si përvetësim gjatë blerjes së Milanit. E megjithatë, Blue Skye e konsideron një operacion të errët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *