• |
ide | kryesore

Pjesë e konfliktit me armë mes disa personave në 2019, arrestohet 45-vjeçari në Dibër

-Instant, Lajme, Të fundit
Pjesë e një konflikti me armë mes disa personave në vitit 2019, arrestohet 45-vjeçari në Dibër



Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër. Blutë njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin Uillson Tançi. Ai ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa shtetasve. Ngjarja ndodhi në qershor të vitit 2019 dhe kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Tançi akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë: 

Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e suguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë ndaluar shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”.

Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.

Gjykata e Apelit Tiranë në maj të vitit 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *