• |
ide | kryesore

Trafik ndërkombëtar drοge në Europë/ 43 arrestime në Itali dhe Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Kjo ka sjellë arrestimin e 43 personave. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Ata shkruajnë se ushtarët e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (SCICO) dhe Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Brescias të Guardia di Finanza kanë kryer 43 masa paraprake në Itali, Shqipëri dhe shtete europiane. Po ashtu njoftohet se kanë sekuestruar mbi 4 milionë euro.

Detajet do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos. Ai do të flasë në gjykatën e Bergamos, në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *