• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën 62-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjirokastër, Shkodër



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Gjirokastër – Çajup. Një 62-vjeçar i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi me iniciale F.M. është transportuar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër – Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *