• |
ide | kryesore

Mediat boshnjake nxjerrin dokumentin: Vuçiç u shpall “non grata” nga BE në 1999

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Portali boshnjak i Sarajevës, “Istraga” publikoi sot në profilin e tij në Twitter dokumente që sipas tij konfirmojnë se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte vendosur nën sanksionet e Bashkimit Evropian në shtator të vitit 1999. Si ministër i Informacionit në regjimin e Sllobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE.

“Si njeri i besuar i kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç, Vuçiq kishte për detyrë të kontrollonte opinionin publik, të izolonte shoqërinë serbe nga informacionet e padëshiruara nga bota e jashtme dhe të disiplinonte mediat e papërshtatshme.

Ka një seri të tërë shembujsh kur Vuçiç, si ministër i Millosheviçit, kërcënoi lirinë e mediave. “Obsesioni” i Vuçiqit për të kontrolluar publikun shihet më së miri sot kur regjimi i tij kontrollon shumicën e mediave në Serbi” – thuhet në shkrim.

“Sot, Vuçiq përdor mediat rreptësisht të kontrolluara për të “ripikturuar” të kaluarën e tij politike, duke u përpjekur të heqë nga biografia e tij të gjitha ato fakte që sot, kur dëshiron të paraqitet si një lider paqësor, i dëmtojnë imazhin e tij publik. Megjithatë duket se nuk po shkon aq lehtë sa ai e imagjinonte…” – citon shkrimi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. A thua se ishte sekret……
    Po sot ne kete bote pederastesh je i perkedheluri i oborrit, neser je armiku i madh

  2. Komenti im nuk eshte per kete artikull por eshte per nje artikull ne gazeta Express . Shikoj te gjithe opoziten ne Kosove me hanxhare ne duar kunder Kurtit jo per ekonomine apo shkelje qe qeveria mund te beje por pse Kurti po lufton per njohje nga Serbia ne te njejten kohe me krijimin e associonit . Ata (opozita) nuk kane kellqe ta mundin ne votime te rregulta por presin qe oerendimoret ta rezojne pse nuk firmos ate qe kushdo qe te ishte ne qeveri nuk duhet ta bente ashtu sic kerkohet, duke anashkaluar kushtetuten e Kosoves dhe para njohjes. Shihni serbet ata flasin ne nje gjuhe, ne shqiptaret jemi gati ta shqyejme njeritjetrin duke perdhosur shtetin e perbashket njelloj si Esat Pasha qe ishte dakord per nje Shqiperi qe perfshinte Shqiperine e mesme ( Durres Tirane Kruje) vetem e vetem qe ai te ishte mbret i asaj copeze Shqiperi. Turp ! Veri i gishtin kokes ! Pasi te zgjidhet ky problem nisjani luftes me Kurtin, por jo tani. Edhe gjakmarja ishte e ndaluar kur vendi kercenohej nga jashte . Po na duhet perkrahja e Amerikes por nese flasim si komb edhe emisaret perendimore do te na mirkuptojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *