• |
ide | kryesore

Itali/ Si e çoi dashuria 22-vjeçarin shqiptar në qelinë e burgut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali



Një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim në Itali për të vuajtur dënimin me 5 vite për krìme që variojnë nga vjedhja e deri tek trafiku i drøgës, ka rënë në prangat e policisë.

Sipas mediave të huaja, ai është dënuar nga Prokuroria Publike e Maceratës për krime të kryera mes Bolonjës dhe Maceratës midis viteve 2019 dhe 2022.

Megjithatë, 22-vjeçari shqiptar edhe pse banues në Fontanellato, udhëtonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo, pasi e vetmja lidhje me provincën e Parmës është e dashura e tij.

Ditën e djeshme, karabinierët, duke kontrolluar bazat e të dhënave, zbuluan se personi në fjalë ishte kthyer në Itali. Dhe, sipas të gjitha gjasave, shkoi të takonte të dashurën.

Më pas, policët e kanë telefonuar dhe njoftuar se duhej të paraqitej në komisariat për njoftimin e disa dokumenteve. Sapo mbërriti, ai u arrestua dhe u dërgua në burg në Parma.

Lajmin për historinë e të riut dhe vënien e tij në pranga e dha media lokale italiane, Parma Today.

Lexo më tej: Çështja “McGonigal”/ A po hetohet Rama nga FBI? 

Lexo më tej: Investigimi / Çifti Blair mori mbi 1 milionë euro nga qeveria shqiptare 

Lexo më tej: Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *