• |
ide | kryesore

Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama me grip



Edi Rama i dha fund mungesës dhe u rishfaq mëngjesin e kësaj të hëne. Hera e fundit që ai doli në publik ishte 5 ditë më parë, kur mblodhi edhe drejtuesit politikë, ndërsa para gazetarëve mohoi akuzat se ka lidhje me hetimet që autoritetet amerikane po bëjnë për zyrtarin e arrestuar McGonigal. Pikërisht ky skandal ku emri i tij përmendej plot 14 herë në aktakuzën amerikane kishte shtuar spekullimet se kryeministri ishte fshehur, për të mos u përballur me këtë episod aspak të këndshëm për karrierrën e tij.

Lexo me tej:

Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në çështjen “McGonigal” 

Por ai i ka hedhur poshtë këto spekullime duke pretenduar se ka qenë me grip.

Në një videomesazh nga zyra e tij ai tha: “Përshëndetje, fillim javë të mbarë, uroj të jeni mirë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe ‘nuk të bën për burrë’, kur thonë tironsit”.

Natyrisht, ky është sezon një virusesh dhe nuk përbën çudi që edhe “Skënderbeu” të mos jetë imun ndaj tyre. Por Ramën e tradhëton një fakt tjetër. Ai kurrë nuk e informon publikun për buletinin e tij shëndetësor, që ruhet si sekret shtetëror i denjë për një vend diktatorial. Ai kurrë nuk ka informuar as për krizat e veta të azmës, as për ankthet dhe as për bllokimin që i bën hernia diskale. Ndërsa këtë herë që në fjalinë e parë të videomesazhit kujtohet të njoftojë se ka qenë katër ditë me temperaturë.

Andi Bushati: Pse pas korruptimit të zyrtarit të FBI-së qëndron Edi Rama 

Natyrisht ky njoftim shëndetësor ka karakter politik. Përndryshe lajme të tilla do qenë bërë rutinë sa herë shefi i qeverisë nuk ndihej mirë fizikisht apo psikologjikisht.

Por, nëse ka pasur një synim të tillë, ai nuk e ka arritur dot qëllimin. Sepse të gjithë ata që kanë ngritur pikpyetje se kryeministri u zhduk për shkak të skandalit McGonigal, nuk kanë marrë përgjigje nga kjo transparencë shëndetësore e aplikuar për herë të parë.

“Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë” 

Pra, Rama mund të këtë qenë vërtet i prekur nga kjo flamë stinore, por fakti që ai e bëri publike atë nuk ka të bëjë aspak me gripin. Ai e vuri në dukje këtë fakt për të kundërshtuar ata që shkruanin se ai qe tronditur nga zbulimi i faktit se kishte korruptuar një zyrtar të FBI për ta përdorur kundër opozitës. Pra edhe nëse ka qenë i sëmurë ai e përdori sëmundjen në funksion të një strategjie komunikimi. Dhe të mendosh që një javë më parë tha se nuk do i përgjigjej më atyre që hidhin gurë në lumë për çështjen McGonigal.

©Lapsi.al



37 Comments

  1. Ky (McGonigal) eshte prape i denuar, sipas medias se huaj, per mosdeklarim te ardhurash te perfituara. SPAK-U qe mori sinjalin duhet te hetoje… Apo heton vetem per njerzit e thjeshte…

    1. Ne Tirone i themi JE FTOH NE BYTH .
      JE FSHEHUR NGA FRIKA E PERBALLJES ME OPINIONIN QE NUK TA FAL KURRE .
      Çeshtje karakteri qe nuk ke , dhe nuk e ke patur kurre , frikacak , legen , bastard , me nje fjale çuni I Kristaqit

      1. Hani m.. hani, se Rama nuk pj@rdh fare se çfare thoni ju dhe non grata juaj. Ate e ka votuar populli dhe eshte ai qe vendos me voten e tij per Ramen dhe jo Sali komunisti non grata.

    2. Ik erre dhijaks, frikacak. Te zuri gripi sa te doli emri tek FBI. Ike u fshehe plaku Mere, nga qe je “burre” trim veshe poturet dhe shtrengove tespite e korrupsionit nga njera ane dhe hodhe fall me kafe nga ana tjeter. Po prit, prit, se ske pare gje akoma!

  2. Uollsh do siguronte strehim në SHBA edhe per guvernatorin Bankës Kombëtare, Kristaq Lunikun, pasi ai pranoi të depononte për gjithçka që dinte nga transaksionet e Berishës si me një Bankë Arabe, por edhe për vjedhjet e mëdha me firmat Piramidale. Uollsh do përdorte Gramoz Pashkon në tryezat e organizuara nga departamenti, sa herë duhej që zyrtarët amerikanë ta dëgjonin nga goja e Pashkos se: “Berisha është i çmendur dhe kriminel”.Cfare shkrimi ne fund nuk thote asgje qe per ju te lapsit rama nuk ishte semure,por ku ishte? Sipas spiunit te vertet salih karaxhic rama eshte ne ishull

    1. Eshte skandaloze per poplli shqipetar Kur lexon komente e disa banalisteve dhe disa mediumeve qe mundohen me amnestu ramen nga te gjitha aferat koruptive edhe kete fundit me ef, bi, ai,.Disa patronazhist darlin nga tema duke sulmu saliun,eshte per ardhur keq me qfare dergje ka ardh edhe vete pollo I ndar I armiqesuar kjo veq te poplli shqipetar ndodh…!

      1. Hani m.. hani, se Rama nuk pj@rdh se çfar thoni ju dhe non grata juaj. Ate e ka votuar populli dhe eshte ai qe do vendosi per te dhe jo komunisti Sali

  3. Edi Ramen e kishte marre FBI ne nje ishull per ta pyetur thote maloku i vucidolit HAHAHAHAHA lidheni kete dordolec se nga dita ne dite po behet me keq Halucinacionet po e bejne shume me qesharak se ka qene

        1. “Cecenave” ju rrofsh Ramazanin ti. Mbase ishin bark bosh ne kohen o shokut tuaj te dashur Tarras, por keto 30 vite kane punuar si qeni dhe jo vetem barkun e tyre e mbushin plot, por te shesin dhe ty fara luledielli o klluf kari trotuari.

  4. Edvini I Zi I drogs,floririt,gerdecit,vuqiqit,mek kanikanit ka fryk nga doktorri dhe iliri.Po pooo ,Rama nga fryka bon sikur tall kokrrat me shqupin ene analistet e shqupit.rama ik ,ik,ik.

  5. Te gjithe gazetaret bejne emisione rezerve, sidomos ata me emisionet e mbremjes, ne dite dhe ore te caktuara.
    Ne te kundert as me pushime dhe as per raste te papritura te gazetareve nuk do te kishin ç’të transmetonin televizionet.
    Rama jo, vetem e njeh, por di me mire se cdo politikan si ta manipuloje median, ndaj ka nje ushtri qe punon me Fugen.

  6. I eshte ulur imuniteti djalin nga stresi. Nga frika do te kete mbushur poturet. Edhe Tau Tau e paska takuar MikFriend_in e Rames per shkembim eksperience. O kasolle, ku na mbolle! Imagjinoni qe ka njerez akoma qe i justifikojne keta palaço qe e konsiderojne shtetin si prone te tyren.

  7. Nuk amnistohet dot Rama dhe sikur Zoti vetë ti dali në mbrojtje.Sebepi i sëmundjes s’është gjë tjetër veç taktika alla Rama per tu qetësuar gjëndja dhe të pregatisi të tijët për mbrojtje.Nuk mbrohet dot nga Amerika.Ai besoj në këto ditë i “sëmurë” e kanë komunikuar nga Prokuria federale ose është marrë në pyetje on line.

    1. Berisha çdo gjë që ka deklaruar ka qenë e vërtetë.Qe në Shtator vjet e deklaroi këtë skandal prandaj dhe lajmi që Rama është marrë në pyetje dhe në një ishull është i vërtetë.Sju vjen mirë patronazhisteve.Problem për ta.Rama nuk ka bir none t’a shpëtojë nga amerikanët sepse i ka goditur atje ku s’ma mo.

  8. Kur ze gripi kte mavrine e ze bashke me trollet dhe patronazhistet e komenteve. 4 dite spiptiu njeri. Dje e nxoren koken…

  9. Ohh sa mire or Bushat!!
    E kalove “AUDIENCEN”!
    Bravo fale patronazhisteve qelbsiristeve,
    KLIKIMET te “Lapsi.al” jane shtuar dhe mendoj se portali a i afrohet shume “Syri.al”me shikueshmeri!
    BRAVO BUSHAT!!!

  10. Si kryetari Mao, qe shkonte ne shpelle e rrinte me dite te tera. Dhe sa here kthehej nga shpella, pritej ndonje goditje ne udheheqjen e larte komuniste.
    Edhe Edi, eshte syrgjynosur ne ndonje nga shpellat e Surrelit dhe gjate qendrimit atje, ka perpunuar “strategjine e veprimit”‘
    Te presim te shohim. Nuk kemi pare gje akoma!…

  11. @ Rrofte Edi Kari(Rama)

    Te qifsha robt e cte mban fisi o dylber mavi. Komento me argumenta e llogjike dhe mos bej “trimin” kot se ti qihesh ne bythe

  12. Sali Berisha ka deklaruar se Fatmir Mediu ka zbatuar me përpikmëri vetëm porositë e tij si kryeministër në procesin e ngritjes së fabrikës së vdekjes në Gërdec. Me këtë deklaratë Berisha shfajësonte Mediun, duke veshur me përgjegjësi veten. Dy deklaratat janë një tjetër element shtesë të krijojnë dyshime të forta se Sali Berisha me të birin ishin ‘pronarët’ e Gërdecit, ndërsa ministrat e tij Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi thjeshtë zbatues të ‘planit të biznesit’.

  13. Kjo flaka gripale nuk “të bën për burrë” , por për burrë të bën përballja me çështjen McGonigal , po t’a mbajti prapanica , ashtu siç e don kanuni i burrave me mustaqe (edhe prej të cilave të vjen neveri).

  14. Ky edhe pamjen e ka marre sikur fle te kembe e ures.
    Se i papergjegjshem ka qene gjithmone, nuk u be sot.
    Po te mbledhesh bemat e ketij, ky konsumon te pakten 100 vepra penale ne dite.
    Dhe kete e ben qe nga viti i larget 1998.
    Tani na tregon se caji ben mire per shendetin, cfare i ben debilat qe e ndjekin pas te denden me caj.
    Uroj ta tredhin amerikanet se per drejtesine tone nuk i hyn ferre ne kembe.
    Pas gripit, ta beje gjumin te qete.
    Guantanamo Bey

  15. Avion personal PO Me emrin ISMAILE Nje here ne muaj e mbush me LOLITAT eKabinetit dhe shkon te pakten nje ose dy here ne muaj per te Harakiri 🍾👗🍇🍎🍉🍷🍷🍸🍾 Sigurisht me Lolitat defrehen dhe MIQTE e Sulltanit tone!!!Milionat e Eurove te vjedhur nga xhepat e cpuar te qytetareve Per Haremin e Kryehajdutit Sulltan te Surrelit ! MIQ nga gjithe bota PRINCA. Dhe PRESIDENTE nga gjithe Bota !!Keto I kishte dhe Epstein bile KRYEHAJDUT kryeminister ka me shume !Si do te jete fundi i Hajdut KRYEMINISTER!!!!

    1. I mire besoj.
      Sa te kete ky vend fshatare spiuna bythqira kurva bundrra akademike bundrra kurva police vrases shtet gjobvenes ec bedrana……… sa te kete gjindje qe i thone te bardhes te zeze mortja do ju haje ngadale ngadale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *