• |
ide | kryesore

Perceptimi i TIA: Shqipëria një nga vendet më të korruptuara në botë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pavarësisht justifikimit të Edi Ramës se “hajdut 2 metra nuk ka” perceptimi i shqiptarëve është se ai qeveris përmes korrupsionit.

Indeksi i Transparency International për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vendin e 101 sërish pranë vendeve si Ekuadori, Kazakistani, Panamaja, Peruja, Serbia, Sri Lanka, Tajlanda dhe Turqia.

Shqipëria ka 36 pikë, 1 pikë më shumë se viti i kaluar, por Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International”, tha për Zërin e Amerikës se “duke qenë ndryshim i vogël, ne e konsiderojmë atë vërtet si shenjë mospërparimi”. Bie në sy fakti se Kosova vazhdon të jetë më mirë se Shqipëria përsa i përket perceptimit të korrupsionit, e renditur në vendin e 84, me 41 pikë.

Pasojat e korrupsionit

Shpopullimi është një nga pasojat kryesore të korrupsionit qeverisës dhe gjatë vitit 2022 fenomeni kulmoi me dyndjet e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe. Pak javë më parë, BBC analizoi dyndjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në brigjet e Britanisë së Madhe.

Mendohet se 12 mijë shqiptarë mbërritën në Britani gjatë vitit të kaluar vetëm nga Kanali i La Manshit. Sipas BBC, korrupsioni i lartë ishte një nga shkaqet e largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Kreu i Antimafias: Bandat shqiptare u pasuruan nga korrupsioni i frikshëm

Ndërkohë sipas kreut të antimafias italiane Nicola Gratteri fajëson korrupsionin në vendin tonë për fuqizimin e mafias shqiptare.

Sipas tij, “mafia shqiptare është shumë e strukturuar dhe është bërë e pasur në vendin e saj, falë edhe një korrupsioni të frikshëm”.

“Inceneratorët” dhe “McGonigal”, skandalet e korrupsionit

Çështja e “inceneratorëve” është një nga dosjet më të mëdha të korrupsionit, por deri tani ka çuar në burg vetëm ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako. Nga dokumentat e publikuar, rezulton se pjesë e skemës së korrupsionit u bënë edhe ministra të tjerë.

Ndërkohë në Tiranë trajtimi i mbetjeve vazhdon të paguhet me dyfishimin e çmimit, megjithëse inceneratori nuk ekziston dhe plehrat thjesht groposen.

Një tjetër çështje që lidhet me korrupsionin është ajo e agjentit të FBI Charles McGonigal, i cili inicioi çështjen e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA në bazë të informacionit që i dha qeveria shqiptare përmes Agron Nezës. Më pas McGonigal mori 225 mijë dollarë nga Agron Neza të cilat nuk i deklaroi siç ia imponon ligji në SHBA. Kryeministri Rama ka mohuar çdo akuzë për korruptimin e agjentit të FBI-së ndërsa ka thënë se paratë ishin dhënë borxh.

Korrupsioni me fondet publike ka qenë shqetësimi kryesor i Bashkimit Europian në lidhje me Shqipërinë. Gjatë vizitës në Davos, kryeministri Edi Rama e quajti të korruptuar presidenten e Parlamentit Europian. Ai tregoi se kur kishtë mësuar për skandalin e korrupsionit me eurodeputeten Eva Kaili, mendimi i parë që i kishte ardhur, ishte “Karma is a bitch”./Lapsi.al



12 Comments

  1. Sali Berisha ka flirtuar hapur me shoqërinë e lidhur me oligarkun rus duke i hapur dyert e Shqipërisë, plot 10 vite më parë se Edi Rama të njihte agjentin e FBI-së që pikërisht sipas Berishës ka qenë kanali i përdorur nga oligarku rus për t’u futur në Shqipëri. Ja përse nuk është habi që mes 2010 dhe 2013 kur Berisha ishte në pushtet, dy shoqëritë e lidhura me oligarkun rus fituan në Shqipëri tendera të drjetpërdrejtë për 55 milionë euro

  2. Sali Berisha do te jete fajtor edhe pas 100 vitesh njelloj si È Hoxha i a hidhte fajin rregjimit zogoll ( Mbretit Zog) per moszhvillimin e vendit gjer sa vdiq.Hani bar dele shqiptare e ju befte mire

  3. Te na rroje rreforma agrare..uuups ne drejtesi desha te thom.

    Patjeter fajin e ka armiku kllases ..saliu dmth

  4. Bushat mos ke filluar pune te re ne FBI?
    Ata kane shume nevoje per ekspertizat e tua apo Lapsit.
    Te lutem na kruaj pak sumen mbrapsht.

  5. MIRËMËNGJES !

    Dhe me rezultatet e fundit lidhur me korrupsionin ne Shqiperi, Ju uroj nje dite sa me te bukur.

    AH, SE PËR PAK HARROVA, UNË KAM QËNË DUKE ZHGARRAVITUR: FAJIN E KA SALIU ! HA HA HA …

  6. Pyetni zonjen Kim se tani me drejtesine e re do ndryshoje situata ndonese prej 6 vitesh jemi perkeqesuar
    Me kete KM qe blen FBI dhe ambasadore tek Sri Lanka do jemi

  7. Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama dhe kanë paraqitur edhe një kërkesë për mocion me debat në kuvendin e Shqipërisë. Por ndërkohë agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe ish-kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhje.

    Në foto janë së bashku ish shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, zyrtari i partitë i partisë demokratike, pjesë e foltores dhe Fjoralba Dizdari anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *