• |
ide | kryesore

Zaniolo, përplasje frontale me Romën: sulmuesi nuk është paraqitur fare në Trigoria për tu stërvitur

-Instant, Sport
Trigoria



Është një thyerje totale e raporteve mes Romës dhe Nicolò Zaniolo. Lojtari nuk u paraqit sot fare në Trigoria për rifillimin e stërvitjeve. Një mungesë e pa aprovuar nga klubi, që i kishte dhënë pushim vetëm për dje. 23-vjeçar kishte kërkuar dhe marrë leje për t’u larguar nga qyteti pas kërcënimeve të marra në shtëpinë e tij natën mes të dielës dhe të hënës. Zaniolo, i cili refuzoi transferimin në Premier League te Bournemouth, rrezikon masa të rënda disiplinore nga Roma.

I vetëm kundër të gjithëve. Zaniolo është në konflik me të gjithë ambientin e Romës: klubin, trajnerin dhe tifozët në Trigoria. Një frakturë e pashërueshme që acaroi shpirtrat, aq sa futbollistit iu desh të ikte në Spezia për të gjetur pak qetësi. I përfunduar jashtë projektit verdhekuq, Zaniolon e pret një krah i gjatë i hekurt me Romën, nëse nuk arrin një shitje në këtë sesion të merkatos. Hipotezë e komplikuar, sepse kanë mbetur vërtet pak orë deri në mbyllje. E sigurt është se futbollisti nuk do të veshë më fanellën verdhekuqe. E verën e ardhshme divorci do të ratifikohet për të mirën e të gjithëve.

INATI I SHRYRË NGA E ËMA E LOJTARIT

“Më parë ishin vetëm lacialët, tani edhe romanistët e kanë kapur me djalin tim, çfarë fatkeqësie. Nuk më pëlqen kjo heshtje, por menaxheri Vigorelli nuk do që unë të flas. E atëherë Nicolò tani është gati 24 vjeç, është burrë dhe di të mbrohet vetë, nuk ka nevojë për mua”. Kështu ka thënë për Corriere della Sera Francesca Costa, nëna e Nicolò Zaniolo. Ajo ka komentuar momentin shumë delikat që po përjeton djali i saj në Trigoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *