• |
ide | kryesore

Gafa skandaloze e Chelsea bllokoi ikjen e Ziyech: Blues i dërguan PSG-së 3 herë dokumentat e gabuara

-Instant, Sport
Ziyech



Është një nga ato historitë e çuditshme të merkatos së transferimeve. Hakim Ziyech kishte fluturuar në Paris të hënën, pasi kishte dëgjuar për interesin e fortë të Paris Saint-Germain. Marokeni ishte i bindur se marrëveshja do të realizohej, duke pasur parasysh hapësirën e vogël me Potter.

Në fillim të kësaj dritare merkato Ziyech ishte bllokuar nga Chelsea pasi shumë lojtarë u dëmtuan. Por marokeni dihej se ishte i destinuar të largohej. As me Tuchel e as me Potter ai nuk gjeti vend në radhët e Blues. Vetëm në Kupën e Botës Ziyech u evidentua në këtë sezon e kur Joao Felix dhe Mudryk mbërritën në Londër marokeni ishte i lirë të largohej. U fol për interesimin e Milan dhe Roma, por në fund fitoi PSG.

PRITJA NË PARIS DHE GABIMI I CHELSEA

Kështu Ziyech fluturoi për në Paris të hënën dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore me klubin parizian të martën. Ndërsa të dy klubet përpunuan detajet për një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit. Gjithçka dukej e kryer, por më pas diçka shkoi keq: dokumentet e duhura nuk arritën në kohë në Ligën Franceze.

Me sa duket fajin për këtë e ka Chelsea. Klubi londinez në orët e fundit të merkatos ishte fokusuar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Enzo Fernandez erdhi nga Benfica për 121 milionë euro. Ndoshta për këtë arsye Chelsea dërgoi tre herë dokumentat e gabuara në Paris, duke anuluar kështu operacionin e ngritur me PSG.

Ndërkohë, Ziyech është ende në Paris, ku priti rezultatin e apelit të bërë në Ligue 1 nga klubi parizien. Rezultati i ardhur në orët e fundit është negativ. Kështu anësori maroken do të përballet me një rikthim të trishtë në Londër, ku do të gjejë edhe më pak hapësirë se më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *