• |
ide | kryesore

Zaniolo stërvitet vetëm, në orare ndryshe nga skuadra: sulmuesi hedh në gjyq Romën, dosje me akuzën për mobbing

-Instant, Sport
Zaniolo



Historia e dashurisë mes Nicolò Zaniolo dhe Romës përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme. E ndoshta cështja do të përfundojë në gjykatë. Tashmë merkato është mbyllur dhe lojtari, i cili kishte kërkuar transferimin, mbeti në kryeqytet. Ai refuzoi Bournemouth, duke shpresuar te Milan, ndërsa tani u përjashtua nga projekti teknik. Vendimi për ta lënë Zaniolo jashtë ishte unanim, i trajnerit Mourinho dhe presidentit Friedkin. Mes çmendurisë së ditëve të fundit, me tifozët që e kërcënuan në shtëpi dhe ikjes në Spezia, sipas Il Messaggero, sulmuesi po përgatitet të padisë klubin verdhekuq.

Sipas gazetës romane, stafi i futbollistit tashmë ka kontaktuar një grup avokatësh për t’u marrë me këtë çështje. Akuzat e supozuara janë ato të mobbing dhe presioni psikologjik ndaj futbollistit. Për më tepër, Assocalciatori, i kryesuar nga Umberto Calcagno, gjithashtu është informuar.

Lexo më tej: Zaniolo kërcënohet poshtë shtëpisë, ikën me vrap dhe e ndjekin: policia e merr në mbrojtje

STAF LIGJOR E AKUZA PËR MOBBING

Sipas familjes së futbollistit, masakra mediatike ku u përfshi Nikolo në ditët e fundit është shkaktuar nga Roma. E stafi i tij ka ndërtuar një dosje që mbledh ngjarjet e ndodhura ditët e fundit. Bëhet fjalë për pankartat, frazat kundër nënës dhe familjes e kërcënimet.

Hipoteza e një mosmarrëveshjeje ligjore mbetet në këmbë, por futbollisti do ta ketë të vështirë të marrë diçka. Para pak ditësh Mourinho tha se ishte vetë lojtari që e quajti veten jashtë: “Nuk ka dashur të luajë prej një muaji, ai dëshiron të largohet, më kërkon të mos e grumbulloj”. E këtë frazë askush nuk e ka mohuar. As nëna e tij, Francesca Costa, e cila tha dje se Nikolo është i madh dhe di të mbrohet.

Nëse, nga ana tjetër, nëse cështja shkon vërtet deri në gjyq, lojtari mund të marrë edhe zgjidhjen e kontratës. Por ndërkohë do t’i jetojë këta muaj si i ndarë në shtëpi dhe do të humbasë edhe fanellën e kombëtares. Siç shkruan Il Corriere dello Sport, Zaniolo i rikthyer në kryeqytet do të stërvitet në Trigoria në ditët në vijim. Por në orare të caktuara dhe ndryshe nga ato të pjesës tjetër të skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *