• |
ide | kryesore

Berisha: Veprimet e Ramës mund t’i bënte vetëm Llukashenko, por jo kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha lëvizja



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në konferencë për shtyp se çdo ditë që Rama qëndron në pushtet është barrë dhe turp për çdo shqiptar.

Berisha është shprehur se partia demokratike është forca e vokacionit perëndimor dhe nuk do të ndalet derisa të largojë të keqen, Ramën, nga pushteti. “Prova e demokratëve është provë e madhe. Është mision përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është barrë, është turp për çdo shqiptar të ndershëm, çdo atdhetar, për çdo shqiptar të vokacionit perëndimor në Shqipëri.

PD-ja që është forcë e vokacionit perëndimor është dhe do të ngrihet në këmbë e tëra gjer në largimin e tij nga pushteti. Ne në takime të tjera, kemi diskutuar së bashku dhe kemi përcaktuar si mision, largimin e Edi Ramës, për rikthimin e votës së shqiptarëve, dhe ky është zhvillimi më madhor, por me zhvillimet e reja, largimi i Edi Ramës bëhet dy herë më imperativ për shkak të veprimeve të tij antishqiptare, të veprimeve të tij, të cilat mund ti bënte vetëm Llukashenko i Bjellorusisë, një alet i Putinit, por kurrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s.”



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *