• |
ide | kryesore

Vrasja për një faturë në Prizren, gjykata lë në burg “Kobrën”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dibran Hoxhaj, i njohur ndrsyhe si “Kobra” do të lihet në paraburgim deri në 3 mars 2023. Gjykata Themelore në Prizren ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin për Dibran Hoxhajn i njohur si “Kobra” dhe pesë personat e tjerë, të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Visar Cengu nga Kukësi në Prizren dhe plagosjen e një të riu.

Gjyqatarja në Prizren ka thënë se nëse personat e sipërpërmendur lihen në liri mund të arratisen. Si dhe ka marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi në të kaluarën kanë vepra penale të natyrës së ndryshme.

Dibran Hoxhaj u vu në prangat e policisë, pasi akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visar Cengut, dhe plagosjen e mikut të viktimës, Rufgen Shehu. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 3 janar ku Hoxhaj, pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, qëlloi me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31-vjeçarin.

Viktima Visar Cengu, së bashku me të plagosurin, Rufgen Shehu dhe shokun e tyre Arben Basha janë konfliktuar fizikisht me Dibran Hoxhën. Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Teksa tre kuksianët po largoheshin me makinë janë qëlluar me armë. Plumbat kanë prekur dy prej tyre dhe më pas ata janë nisur drejt spitalit të Kukësit, por Cengu fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. 27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e spitalit të Kukësit, u transportua në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Dibran Hoxhaj është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe vrasje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *