• |
ide | kryesore

Skaner/ Tre dyshime qe lindën nga alibitë e Ramës

-Instant, Kryesore, Lajme
rama mcgonigal



Pasi dështoi me vendimin që mos paraqitej në në interpelancën e parlamenti duke lënë përshtypjen se “i digjte miza”, Edi Rama ndryshoi strategji dhe vendosi të pushtojë emisionet e mbrëmjes të së enjtes. Ai dha pak a shumë të njëjtat shpjegime edhe tek Grida Duma edhe tek Erla Mëhilli edhe tek Ylli Rakipi.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

Lapsi.al i ndoqi me vëmendje alibitë e kryeministrit për të bërë dekriptimin e tezave të tij. Si ndodhi takimi i parë me zyrtarin e arrestuar McGonigal? A e përdori dhe e pagoi kryeministri atë kundër opozitës? Si u njoh me ish spiunin Agim Neza dhe cili qe roli i tij në “blerjen” e njeriut të FBI…

“U takova me një sms”

Një nga pretendimet që kryeministri e përsëriti si të mësuar përmendësh në të tre emisionet ku u shfaq ishte se ai e kishte pritur zyrtarin e FBI McGonigal pasi ky i fundit do e paralajmëronte per rrezikun e disa investimeve ruse. Pra takimi ishte me interes për një politikë të njohur të SHBA në mbarë botën e sidomos në zonën e saj të influencës. Por po të lexosh aktakuzën rezulton krejt e kundërta. McGonigal u burgos se ai ia kishte mbajtur të fshehtë vizitën në zyrën e kryeministrit, institucionit që përfaqësonte. Po a do e bënte ai këtë nëse kishte ardhur vërtet për një interes të vendit të vet??? Natyrisht që jo. 

E pra, nga kjo del qartë  se qëllimi i tij ka qenë privat dhe për interes personal, si psh marrja e parave për të lobuar kundër opozitës. Këtë e përforcon edhe fakti se Rama nuk e priti i shoqëruar nga zyrtarët e linjës, por me lobistë privatë në krah. Këtë e konsolidon fakti se diplomatët lokalë të SHBA nuk morrën pjesë në takim. Rama e bëri qesharake situatën kur iu përgjigj Enton Abilekajt se zyrtari i FBI i kishte kërkuar takim me mesazh e pastaj shtoi se as këtë se mbante mend mirë. Pra është absurde të besosh se një takim, që bëhet për një interes të politikave mes dy shteteve, bllokimin e investimeve ruse, mbahet sekret nga palët, kërkohet me sms dhe fshihet nga protokollet e zyres se kryeministrit.

“Kisha lexuar vetëm BIRN”

Një nga pikat e aktakuzës amerikane që e rëndon më shumë pozitën e Edi Ramës është ajo se dokumentat për të lobuar kundër PD-së dhe fillimin e çështjes kundër opozitës iu servirën McGonigal nga një këshilltar informal i kryeministrit që i mori nga kabineti i këtij të fundit. Pra se qëllimi për të cilin është paguar ish zyrtari i FBI-së ka qenë politik dhe është dirigjuar nga kryeministria. Në intervistat e emisioneve të së enjtes Rama përsëriti alibinë se ai nuk ka ditur asgjë më shumë për lidhjen e Lulzim Bashës me Nik Muzinin, pra për mënyrën se si ish kreu i PD kishte lobuar me mbi 600 mijë usd në SHBA. “Unë nuk kam servirur asnjë dokument. Këtë ngjarje e kam marë vesh nga një shkrim i BIRN” i tha ai Erla Mëhillit duke shtuar me ironi: “Thoni tani që dhe BIRN është i kapur nga qeveria”. 

Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës 

Por edhe sikur të duash ti besosh versionit të thjeshtëzuar të Ramës, pyetja është: Po atëherë pse në aktakuzë shkrueht e zeza mbi të bardhë se dokumentat u servirën nga zyra e kryeministrit? Gënjen Rama apo drejtësia amerikane? Nëse kjo e dyta nuk ka interes të mashtrojë, gje që vërteton se McGonigal është furnizuar me dokumenta nga kryeministri, a kishte nevojë një agjent i FBI-së që të merrte me vete artikuj të thjeshte shtypi. Pra versioni që Rama tha nëpër emisionet e së enjtes se nuk dinte më shumë prandaj s’kishte çfarë të jepte mbetet pak i besueshëm. 

“Nezën nuk e njihja”

Shefi i qeverisë u mundua ta relativizojë marëdhënien e tij me ish spiunin Agim Neza, duke thënë se kur takoi për herë të parë McGonigal, ky i fundit i kërkoi të marrë me vete dhe një mik e bashkëpunëtor të tijin. Eshtë vështirë të kapërdihet që historia të jetë kaq naive. E para, në takime konfidenciale të njerëzve të sigurisë së SHBA me shefin e një qevere aleate, nuk mund të hyjnë miq të çfarëdoshëm. Por në këtë rast miku i çfardoshëm ishte ai që do e paguante McGonigalin në të zezë, me 225 mijë USD, direkt pasi ai u takua me Ramën. Dhe po ky mik i rastësishëm filloi punën për të lobuar kundër PD-së. Po të njëjtën gjë bëri edhe miku apo këshilltari tjetër, Dorian Duçka, që pagoi faturat dhe udhëtimet e njerëzve që do do dëshmonin për krimet ruse të opozitës. 

“Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë”

Pra skema është e qartë. Ndaj dyshimi është se nuk ka qenë McGonigal ai që, kur i kërkoi takim me anë të një sms-je, iu lut Ramës që të mettre me vete edhe Agim Nezën. Ka ndodhur krejt e kundërta. Ka qenë Rama që ka angazhuar Nezën dhe Duçkën për të korruptuar zyrtarin e FBI-së që duhej përdorur për qëllime të luftës së brendëshme politike në Shqipëri. Askush nuk mund të mendojë që një biznesmen, spekullant apo lobues qoftë, të harxhojë nga paratë koha dhe investimi i vet për të goditur një parti politike. Këtë skemë mund ta ngrenë vetëm rivalët e saj. 

©Lapsi.al



19 Comments

    1. Po nese del, nje ver ne uje?
      A do bej sala autokritik te fort ashtu si e ka mesuar partia. Dhe si komunist i devotcem. Te vej e te punoj atje ku ka nevoj atedheu.

  1. Babale–Fllusk sapuni.
    Astiri–Fllusk sapuni
    Parku te liqeni–Fllusk sapuni.
    Çadra–Pazar idiot.
    Dorzimi i mandateve–Fiasko
    Mos fuja ne zgjedhje–idiotllik
    McGonigal–fije kashte qe te mbahet i mbyturi.

    I vetmi skandal i madh, qe edhe un si socialist, jam me opoziten. Jan inceneratoret. Qe po qe se del i perlyer rama. Te vej jo ai ne burge, po me gjith fis.

    Per te tjerat, eshte ber e po behet zhurem kot. Dhe nga keto opozita vetem ka humbur.
    Furtunat ne got, mbyllen shpejt.
    Dhe pooulli ne fund nxier konkluzionet

    1. O ti poplli qe nxjerr perfundimet e duhura

      Te gjitha skandalet qe rendite perfunduan ne flluska si pasoje e xhixhave qe lu ky i gjati yt me xhaxha sorren e McDangallet e kompani…

      I ka mbulu me leket e popllit, te buxhetit…

      Ty noshta te ka ne administrate dhe nuk e ke ndje toçin aq thelle, po te tjeret e ndjejne vjedhjen….

      Kshuqe se paske pas mendjen ne msim o popull, ta ka heq at pak petull me BBV dhe Perpidhjen

      Hik e boji edhe i here llogarite, para se te shaj mar e prapsht

      O popull

  2. Ju lutem o njerez te mire
    Qe vleresoni moralin e jo kuleten,
    Edvin mashtruesi duke na’u lepire
    Mendoni se po thote te verteten?!

    Jo o njerez mos u mashtroni
    Nga ky hajdut “ me kulture”
    Me 11 Shkurt n’Tirane marrshoni
    Dhe k’te dhe gjarper mbeshteteni per mur!

    Ky qenef qe kuvendit i ven mure
    Nga mendjemadhesia e kapadailleku,
    Te gjitha te keqiat i ban me kulture
    Qe t’mos i dal n’shesh hajdutlleku.

    1. O ti njeri… Qe u lutesh njerzve te mire.
      Un do te lutesha, qe. MOS U
      BEJ MORAL NJERZVE.
      Se ti na peshtyn te morali qe ne besojm.
      Se kur thua, ju lutem dilni e protestoni ne dat 11.
      Dhe ti e di shume mire se kush e ka ber thirrjen. Dikush qe moral nuk ka.
      Tani lexo me vemendje.
      SA TE JET NE KRYE TE OPOZITES NJE VRASES. NJE DELENXHI, MASHTRUES MANIPULUES I PA SKRUPULL QE KA MIJRA TE ZEZA. Ateher morali opozitar ka vdek. NUK BESOJ DHE NUK DUA QE TE HEQ NJE QEN. E TA ZVENDESOJ ME UJK.
      E di qe nuk e kupton. Po te pakten na jep te drejten. Qe ne qe mendojm ndryshe nga ty. Kemi te drejten qe te besojm ne nje moral ndryshe nga i yti.
      Respekte.

  3. O analiste,o gazetare mos u mundoni ti mbushni mendjen ketij matrapazit te rilindjes! Gjerat jane te qarta : Ndermjetesi Agron Neza ka bere pazare te pastra me Ducken qe Edvini e ka keshilltar pa pages, sepse pagesen ai do ta nxjerre nga Ditmori,nga Tao-Tao,nga Hyseni,nga Ahmetaj etc ! Ka shume bisnesmeno-politikan qe jane perfshire ne kete mersele,jo vetem per te asgjesuar opoziten,por edhe per te mbrojtur aferat e tyre miljonshe dollar dollaresh sepse Gonigal dhe miku I tij biznesmen kane ardhur disa here ne Shqiperi ne emer te FBI dhe keta kane qene Pronto se perndryshe do shpalleshin nongrata si Salehu! Jo vetem kaq po keto politikano- bisnesmen perfshi edhe Tom Kodoshin qe eshte takuar ne Austri me Gonigal! Po mire more idiot kryeminister po ambasada nuk eshte e interesuar per ardhjen e ketij superagjenti? Po DASH nuk duhet te dij nga shkojne keta agjentet? Pse shoqja Kimete nuk jep ndonje prononcim per kete? Spartak plaku nuk po na thot ndonje gje se perse kane ardhur keta superagjenta, se gjate asaj kohe pra me 2017-2018 trumpentonte me te madhe se ka ardhur FBI ,vendin e drejtojne ata ,cdogje eshte ne doren e tyre !

  4. Skandaloz Ylli Rakipi ne emisionin “Te paekspozuarit ” , ai vete, Artan Hoxha i sherbyen gratis KM. Abilekaj dhe Sejamini u munduan te benin punen e gazetarit, po te linte Ylli? Njesoj si ne kohen e permbytjes se liqenit artificial. M´u neverit Ylli Rakipi.

  5. Ti Bushat ,brockullat e Rames i quan ALIBI
    Pyete edhe vetem njihere veten,
    A mendon se jemi Ne femije
    Dhe t’mos kuptojme te verteten!?

    Gjithmone e ne cdo vend
    Ne per Rammafien jemi katundar,
    S’ka nevoje per shume mend
    Ky asht mashtrim i paster qelibar.

  6. O i paemer i 13:32
    Ti perfaqson vetem veten tende dhe askurrkush nuk te detyron me dal ose jo me 11Shkurt, e para!
    Dhe e dyta,ti me njifke aq mire dhe duke qene i sigurte me thua:”Ti e di qe nuk e kupton……hahaha…
    Une kuptoj kur leket e mia i vjedh ai qe duhet te na’i ruaje!

    Komentues 13:32 po t’a them nji fjale me zemer
    Tek okulisti shko e kontrollo shikimin
    E meqenese je gjithmone pa emer
    Nuk e dallon t’verteten me mashtrimin!

    1. Komentuesi i ores 13:32. I pergjigjet Shpellarios Laluciotis.
      Me thua mua per syze. Po ti qeke keq fare. Jo nga syt, se nuk eshte turp te mbash syze. Po nga mendja.
      Lexo se kujt po i kthej pergjigje un 13:32. Dikujt qe nuk ka emer ose 13:18.
      Nuk kam faj un qe ti shkruan me disa emra dhe pa emra. Qe te dukeni sikur jeni shume.

      Je ber me personalitet te shumfisht.
      Ke nevoj per psikiater, po zor se behesh.

  7. Nje dicka pse nuk e thoni: servilizmin dhe paturpesine e gazetareve qe e intervistuan, qe i dhane mundesi te fliste cfare te donte dhe nuk i bene asnje pyetje normale.
    Turp tu vije , gazetare te shpifur, te shitur, kurva ….

  8. Sa skandale mund te dalin ver ne uje e nuk do ndershkohen kurre, por kjo nuk e largon kuterbimin e kermave ne pushtet. Edhe ju, si komunist safi, u intereson ideali qe keni ne koke per partine. Se eshte bere m.mullar, nuk ndjeni gje. U duket era perfum.

    1. Car te thone?
      Qe po u qi grate ariqen arixhiu, tigri i londres. Apo kari i safetit ne goje.
      Qe i helmon kastrati apo qe i sheron vilma bushtra me ilir debil hamit hamdi debili i partise. Moterqiraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *